E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, asnjë i dënuar për vrasje

Sot mbushen 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, u plagosën dhjetëra të tjerë dhe u shkatërruar shumë banesa e biznese të zonës.

4 vjet pas shpërthimit vdekjeprurës në fabrikën e demontimit të armëve në periferi të Tiranës, asnjë nga të akuzuarit nuk është dënuar për vrasje. Tre ditë më parë,

Gjykata e Tiranës, pas një maratone gjyqësore katërvjeçare, dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes Gërdeci,  duke dënuar me nga 18 vjet Ylli Pinarin dhe Dritan Minxhollin dhe Mihal Delijorgjin e Sokol Ngjeçin me nga 10 vjet burg.

Familjarët e viktimave e cilësuan vendimin një vrasje për herë të dytë të njerëzve të tyre të dashur dhe u shprehën se do ti drejtohen Apelit.

Ndërsa opozita u shpreh se vendimi ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve të drejtësia.

Katandisja e gjykimit të një krimi shtetëror në një farsë ku nuk flitet për vrasje, por për dëmtim prone ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve tek drejtësia.

Gjykata dha dënime selektive edhe ato tejet zhgënjuese duke goditur edhe vetë prokurorinë e republikës. Ky ishte një shembull tjetër se drejtësia dështoi. Vendimi goditi prokurorinë e republikës dhe familjarët e viktimave, tha kreu i PS-së, Rama. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›