Europa Jugore përfshihet nga flakët dhe i nxehti
Temperaturat jashtëzakonisht
të larta të ditëve të
fundit kanë përhapur zjarre në
shumë zona të Europës, ndërsa
përpjekjet e zjarrfikësve
janë intensifikuar. Jugu i Europës
është prekur më shumë
nga një katastrofë e tillë, e cila
vitet e fundit është bërë një
nga fenomenet më të frikshëm
të verës në kontinentin tonë.
Dëmet materiale janë shumë
të mëdha dhe shpesh ka edhe
viktima jo të pakta në njerëz.
Kështu, kanë humbur jetën
deri tani 9 persona në Spanjë,
Francë, Greqi dhe ishullin italian
të Sardenjës. Spanja është
vendi më i goditur deri më tani
me 7 vatra zjarri në zhvillim e
sipër në jug dhe në lindje të
vendit. Erërat e forta i kanë
nxitur edhe më flakët këto
ditë me temperatura shumë
të larta. Sipas një agjencie
monitorimesh të Komisionit
Europian, ekziston një rrezik
i madh që një valë e tillë zjarresh
të përhapet edhe në pika
të tjera të Mesdheut nëse temperaturat
do të vazhdojnë të
jenë shumë të larta. Ministria
e Brendshme spanjolle e ka
konsideruar situatën në vend
të jashtëzakonshme dhe ka
kërkuar që të gjitha institucionet
të jenë në gatishmëri
maksimale. Rreth 1500 persona
janë evakuuar nga zonat ku
kishin shkuar për pushime në
Mojacar të Spanjës, ndërsa e
gjithë zona është përfshirë nga
flakët. E rëndë ka qenë situata
edhe në Sardenjë, ku zjarri
ka marrë disa jetë njerëzish.
Ndërkohë, në dispozicion të
personave në rrezik janë vënë
helikopterë që shuajnë zjarrin
nga lart me lëndë të posaçme.
Madje, zjarri ka kërcënuar
edhe një burg në Sardenjë dhe
të burgosurit janë evakuuar
në një tjetër vend të sigurisë
së lartë. Në Greqi, zjarrfikësit
vazhdojnë që të shuajnë zjarret
që kanë kapur një zonë të
mirë të Peloponezit dhe ishullin
e Evias. Erërat e forta kanë
ndihmuar temperaturat e larta
që të shtrijnë flakët. Deri më
tani zjarret kanë shkatërruar
mijëra hektarë pyje.
të larta të ditëve të
fundit kanë përhapur zjarre në
shumë zona të Europës, ndërsa
përpjekjet e zjarrfikësve
janë intensifikuar. Jugu i Europës
është prekur më shumë
nga një katastrofë e tillë, e cila
vitet e fundit është bërë një
nga fenomenet më të frikshëm
të verës në kontinentin tonë.
Dëmet materiale janë shumë
të mëdha dhe shpesh ka edhe
viktima jo të pakta në njerëz.
Kështu, kanë humbur jetën
deri tani 9 persona në Spanjë,
Francë, Greqi dhe ishullin italian
të Sardenjës. Spanja është
vendi më i goditur deri më tani
me 7 vatra zjarri në zhvillim e
sipër në jug dhe në lindje të
vendit. Erërat e forta i kanë
nxitur edhe më flakët këto
ditë me temperatura shumë
të larta. Sipas një agjencie
monitorimesh të Komisionit
Europian, ekziston një rrezik
i madh që një valë e tillë zjarresh
të përhapet edhe në pika
të tjera të Mesdheut nëse temperaturat
do të vazhdojnë të
jenë shumë të larta. Ministria
e Brendshme spanjolle e ka
konsideruar situatën në vend
të jashtëzakonshme dhe ka
kërkuar që të gjitha institucionet
të jenë në gatishmëri
maksimale. Rreth 1500 persona
janë evakuuar nga zonat ku
kishin shkuar për pushime në
Mojacar të Spanjës, ndërsa e
gjithë zona është përfshirë nga
flakët. E rëndë ka qenë situata
edhe në Sardenjë, ku zjarri
ka marrë disa jetë njerëzish.
Ndërkohë, në dispozicion të
personave në rrezik janë vënë
helikopterë që shuajnë zjarrin
nga lart me lëndë të posaçme.
Madje, zjarri ka kërcënuar
edhe një burg në Sardenjë dhe
të burgosurit janë evakuuar
në një tjetër vend të sigurisë
së lartë. Në Greqi, zjarrfikësit
vazhdojnë që të shuajnë zjarret
që kanë kapur një zonë të
mirë të Peloponezit dhe ishullin
e Evias. Erërat e forta kanë
ndihmuar temperaturat e larta
që të shtrijnë flakët. Deri më
tani zjarret kanë shkatërruar
mijëra hektarë pyje.