E Diel, 1 Nëntor 2026

I vodhën shtëpinë, gjyqtarja e Kolegjit tërhiqet nga seanca

Një problem familjar e ka detyruar një prej anëtareve të Kolegjit Zgjedhor, Entela Prifti, që të largohej me të shpejtë drejt vendlindjes së saj, duke mos marrë pjesë në shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për Qarkun e Tiranës. Në fillim të seancës, relatori i çështjes njoftoi se gjyqtarja Entela Prifti, anëtare e Kolegjit Zgjedhor, është zëvendësuar nga një tjetër gjyqtar në kolegj në gjykimin e ankesave për Tiranën. Sipas tij, ajo është larguar drejt vendlindjes së saj, ndaj është hedhur një tjetër short, duke e zëvendësuar anëtaren me një tjetër koleg të saj. Relatori i çështjes vuri në dijeni palët e pranishme në gjyq, që pranuan zëvendësimin për të vijuar më tej me seancën. Pak orë më vonë janë zbardhur arsyet e largimit të gjyqtares, e cila ka udhëtuar drejt Korçës për shkak se në shtëpinë e saj tentuan të vidhnin. Një ditë më parë, në katin e gjashtë të pallatit ku banonte Prifti në Korçë, ka ndodhur një vjedhje. Sipas asaj çka u bë publike, shtetasi Daniel Dauti kishte hyrë në banesë për të vjedhur, duke u zvarritur nga tarraca e pallatit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›