Durrës-Kukës rikthen replikat mes Berisha-PS
Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit ka shkaktuar replika në distancë mes Kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Socialiste.
Berisha, gjatë një vizitë në Kukës, duke vlerësuar rrugën Durrës -Kukës sulmoi ashpër kreun e PS-së, Edi Rama, duke deklaruar se ai është humbësi i madh. Berisha rezervoi akuza në lidhje me ndërtimin e rrugës së kombit, siç e quajti ai. Sipas tij, Rama ka shpifur dhe trilluar për këtë rrugë, ndërsa ka nxjerrë një tezë famëkeqe, atë që kjo është rruga e asgjëkundit, në një kohë kur sipas kreut të ekzekutivit, kjo rrugë e ka bashkuar Kosovën me Shqipërinë më shumë se kurrë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i selisë rozë në Tiranë përmes një njoftimi për shtyp, duke deklaruar se Berisha qeveris me mandate të vjedhura, ndërsa është korrupsioni i këtij Kryeministri që e nxiu rrugën Durrës-Kukës.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha udhëtoi dje në Kukës, ku inauguroi fillimin e punimeve për një aks të rëndësishëm rrugor të rajonit të Kukësit, Kukës-Krumë, me vlerë 227 milionë lekë. Duke përmendur premtimet e qeverisë së tij, se çdo komunë do të ketë rrugë të asfaltuara, Kryeministri, në prag të shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, deklaroi se Edi Rama është humbës. Berisha tha se "Rama ishte shprehur për autostradën, duke thënë se ishte një rrugë e asgjëkundit". "Kështu, ka thënë Rama, por kjo është rruga e kombit dhe Kosova është gjysma e kombit shqiptar, ndërsa Rama është turpi dhe faqja e zezë e tij", tha Berisha, duke shtuar se shqiptarët bënë shumë mirë që e ndëshkuan me humbjen e zgjedhjeve. Kryeministri Berisha e cilësoi fillimin e punimeve të rrugës së Hasit si pjesë e rëndësishme e një unaze verilindore, siç e cilësoi Kryeministri sistemin rrugor që nis në Tropojë, kalon në Has, në Kukës, Peshkopi etj., dhe përfundon në Delvinë. "Unë po mbaj premtimin elektoral për rrugët, nuk do të lëmë komunë pa rrugë europiane", tha Berisha, duke premtuar edhe kreditime për banorët e zonave të varfra, kryesisht fermerë, të cilët i porositi të mbjellin tokat e tyre dhe të bëjnë projekte agrobiznesi, pasi qeveria, siç premtoi Kryeministri, do t‘i kreditojë që të gjithë për çdo pemë të mbjellë. Gjatë udhëtimit në Kukës, Berisha ka inspektuar edhe punimet në segmentin Kukës-Morin të autostradës, ku dy ura janë në përfundim, si edhe rrugën e Bushtricës dhe hidrocentralin e Urës së Lapave në këtë zonë.
Reagimi
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste pas deklaratave të Kryeministrit në Kukës. Përmes një njoftimi për mediat, PS-ja vlerëson se aferat korruptive të Kryeministrit dhe oborrit të tij familjar hodhën baltë mbi këtë rrugë, duke e nxirë atë. Sa i përket rezultatit, Partia Socialiste bën të ditur se Berisha ka vjedhur mandatet, ndërsa drejtësia është tërësisht nën ndikimin e tij. "Sali Berisha është grabitësi i zgjedhjeve. Ndaj ne theksojmë edhe një herë se qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje është jolegjitime", thuhet në këtë njoftim. Një paralajmërim i tillë është shprehur dy ditë më parë edhe nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili deklaroi se drejtësia nuk dha drejtësi për shkak të ndikimit të Sali Berishës. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, sipas Ramës, janë nën ndikimin e politikës, ndaj PS-së i është hapur rruga që të mos njohë qeverinë e dalë nga këto zgjedhje.
Berisha
Inaugurohet Kukës-Shishtavec
Kryeministri Berisha inauguroi dje nisjen e punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Kukës-Shishtavec, 28 kilometra, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 4 miliardë lekë. Kryeministri Berisha tha se ndërtimi i kësaj rruge do të jetë i parametrave ndërkombëtarë dhe do të lidhë jo vetëm Shishtavecin, por edhe komunat e tjera, si Zapodi me Kukësin, me një infrastrukturë moderne. Rruga e re do të gjallërojë edhe turizmin në këtë zonë, e njohur veçanërisht për potencialet e saja të mëdha për zhvillimin e turizmit malor dhe skive.
Akuza
"Berisha i hoqi buxhetit të shtetit 92.5 milionë dollarë të ardhura nga TVSH-ja dhe akciza"
Braçe: Berisha boshatisi
buxhetin për qëllime elektorale
Sali Berisha ka boshatisur buxhetin e shtetit për qëllime elektorale. Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Erjon Braçe, iu rikthye me këtë akuzë shqetësimit të shprehur edhe më parë, se arka e shtetit është bosh dhe se qeveria po mundohet të rikuperojë humbjet që ka pësuar gjatë fushatës. "Boshatisja e buxhetit është kontributi i tij personal në krye të një qeverie hajdutësh e zyrtarësh të korruptuar, që krizës ekonomike botërore, prej muajsh në Shqipëri, i bashkëngjiti si vlerë të shtuar babëzinë qeveritare mbi paratë e buxhetit", deklaroi Braçe.
Sakaq, zyrtari i lartë socialist vlerësoi se po mashtron kur flet për rritje ekonomike. "Dje, Kryeministri që nuk u konfirmua nga shqiptarët, tha se është ekspansion! Kjo është e vërtetë. Po, Sali Berisha është në ekspansion të plaçkitjes së çdo prone, pasurie, qindarke publike që i takon çdo shqiptari, të cilën prej vitesh nuk e administron më, por e vjedh pa pikë turpi, në mes të ditës, madje, duke qeshur e përqeshur çdo qytetar kontribuues në këtë vend. Muaji korrik është muaji i babëzisë së tij", vijoi Braçe. Sipas tij, në gjashtë muaj, Sali Berisha i hoqi buxhetit të shtetit 92.5 milionë dollarë të ardhura nga TVSH-ja dhe akciza, duke ia shtuar buxhetit të krimit, kontrabandës e korrupsionit, që financuan partinë e tij. "Duke shtuar edhe 31.7 milionë dollarë si shpenzime të tepërta për personelin, paga e sigurime shoqërore, për 15090 militantë politikë, që u mbajtën me paratë e taksave tona, 6.3 milionë dollarë si shpenzime të tepërta për ndihmë ekonomike, kur Kryeministri mburret që këtu vetëm varfëri nuk ka, me të cilat u mbajtën 25 000 militantë politikë, po përsëri me paratë e taksave tona", nënvizoi Braçe.