E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall mandatet për Qarkun Durrës

Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi dje vendimin për shpërndarjen e mandateve dhe shpalljen e deputetëve fitues për Qarkun e Durrësit. Vendimi i miratuar nga KQZ përcaktoi ndarjen e 13 mandateve për Durrësin, 7 mandate për koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike, 5 mandate për koalicionin "Bashkimi për Ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste dhe 1 mandat për koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim", të udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Me 13 deputetët e rinj të mandatuar nga KQZ, shkon në 81 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›