Europa League, Atletiko Madrid-Fulham arrijne finalen
TIRANE- Atletiko Madrid-Fulham do të jetë finalja e Europa League, në program më 12 maj në Hamburg. Ndeshjet e mbrëmshme u kanë dhënë biletën për në "Nordbank Arena" dy skuadrave që e nisnin si jofavorite, por që tashmë kanë bërë realitet një ëndërr të tyre. Fitoren më të bujshme e arriti Atletiko e Madridit, e cila arriti të kualifikohej pas 120 minutave dramatike me Liverpulin mbrëmë në "Anfield Road". Të kuqtë e Rafa Benitez kanë patur gjithçka në dorën e tyre, por janë ndëshkuar sërish nga Diego Forlan, i cili bëhet heroi i spanjollëve. Liverpuli ka shënuar në minutën e 44-t me anë të italianit Alberto Akuilani, i cili mposhti portierin Degea me një kthesë të bukur në zonë. Në pjesën e dytë skuadrat nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe takimi ka shkuar në shtesë. Izraeliti Josi Benajun shënoi në minutën e 95-të, duke çuar në delir tifozerinë, por gëzimi i anglezëve zgjati vetëm 7 minuta, pasi Forlan arriti të barazojë pas një asisti të Rejes në zonë. Deri në fund Liverpuli nuk mundi të shënojë golin e kualifikimit dhe tashmë në finale do të jetë Atletiko.
Fulham-Hamburg
Në takimin tjetër të luajtur mbrëmë, Hamburgu nuk ka mundur të bëjë dot realitet ëndrrën për të luajtur në finalen e Europa League përballë tifozerisë së vet. Skuadra gjermane pati gjithçka në dorë, pasi realizoi e para në minutën e 22-të me anë të Mlladen Petriç, por londinezët përsëritën atë çfarë kanë bërë gjithë këtë edicion, duke bërë një tjetër përmbysje të pabesueshme. Sajmon Dejvis dhe Zoltan Gera realizuan dy herë në minutat 69' dhe 76', duke çuar në finale skuadrën e Fulham. Një surprizë vërtetë e këndshme për anglezët, për të cilët është një arritje historike. Në të vërtetë, Fulhami ka merituar gjithçka pasi në fazën me eliminim direkt të Europa League, ka larguar nga kompeticione ekipe si Shaktjori i Donjeckut, Juventusi apo Volfsburgu.
(s.g/BalkanWeb)