Rogozin: Kosova një krijim banditësh që s’mund të mbijetojë
BEOGRAD- “Kosova është një krijim banditësh që nuk mund të mbijetojë” kështu deklaroi sot përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin.
Deklarata erdhi gjatë një konference per 65 vjetorin e fitores mbi nazifashizmin ku Rogozin u shpreh se Serbia ka të gjitha të drejtat të pretendojë sovranitetin mbi territorin e Kosovës.
“Kosova është Serbi” nënvizoi diplomati rus.
Rusia përkrah Serbinë në e cila refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të 2008-ës. Deri tani 66 shtete kanë njohur Prishtinën zyrtare duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 22 nga 27 vendet e Bashkimit Europian.
Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro nuk e kanë njohur ende Kosovën e pavarur.
(e.n/ansa/BalkanWeb)