E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ne Athine, rekuperohen bursat europiane

ATHINE- Bursat europiane rekuperohen pas dy ditëve rënie të theksuar. Shpresa se do të arrihet një marrëveshje definitive për paketën e ndihmës BE-FMN në favor të Greqisë, e cila u pranua dhe Berlini ka ndikuar në rritjen e bursës në Kontinentin Vjetër

Bursat europiane janë mbyllur mbrëmë pozitivisht, duke nisur nga Athina e cila në fund rregjistroi një rritje prej + 8,83%, Pozitive dhe bursa në Madrid, e Lisbonë, Ëall Street dhe Dow Jones.

"Greqia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vendosur rregull në financat e saj". Ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso i cili sot ndodhet në Pekin për të inauguruar Ekpsozitën botërore. Sipas Barrosos Athina ka bërë përparim të madh drejt vendosjes së një sërë masash që kanë të bëjnë me riekuilibrimin dhe rregullimin e financave

Marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me paketën e ndihmës financiare për Greqinë do të jetë gati brenda pak ditësh, deklaroi dje eurokomisioneri Olli Rehn.
“Ndihma për Greqinë është e nevojshme për të mbikëqyrur stabilitetin financiar në Europë dhe në plan global, theksoi Rehn, por nuk dha detaje të paketës. Ai theksoi gjithashtu se paketa është e rëndësishme për rimëkëmbjen e stabilitetit ekonomik në të gjithë Bashkimin Europian.

Ndërsa ministri i Ekonomisë greke në vitin 1994-2001, arkitekt i hyrjes së Greqisë në eurozonë, Papantoniu ka paralajmëruar për pasoja serioze nëse nuk merren veprime të shpejta për të shpëtuar ekonominë greke.
Në një intervistë për BBC, Papantoniu i kërkoi Europës të veprojë me hapa shumë të shpejtë për të shpëtuar ekonominë.
(s.g/corrieredelasera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›