Europa League eliminohet PSG

Ndonjëherë milionat nuk mjaftojnë. Këtë leksion e ka marrë edhe Paris Seint Zhermen, që pavarësisht fitores 4-2 me Atletik Bilbaon i ka dhënë lamtumirën Europa League. Fitorja 3-2 e Salcburgut në fushën e Slovan Bratislavës, në sfidën e fundit të Grupit F, ka bërë që Pastore dhe yjet e tjerë të ekipit francez të dështojë në atë që në fillim të edicionit cilësohej si objektivi kryesor sezonal.
Duket e vështirë që sheikët nga Katari ta kalojnë lehtësisht eliminimin e parakohëshëm nga kupat e Europës, që erdhi pas zhgënjimit në Kupë e Francës. Kjo edhe për faktin se gjatë merkatos së verës, skuadra investoi 85 milionë euro në merkato.
Pas 12 ndeshjeve të djeshme, në total, numri i skuadrave të kualifikuara për në turin tjetër është 20-të. Në Grupin D, Lacio e Igli Tares dhe Lorik Canës fitoi 2-0 me Sporting Lisbonën dhe siguroi një “biletë” për më tej. Ky rezultat I italianëve ka ardhur edhe falë triumfit të Zyrihut përballë Vasluit, pasi rumunët ishin rivalët direktë të lacialëve.
Në Grupin E, Beshiktashi u kualifikua pasi fitoi 3-1 me Stok Sitin, me golat e Fernandez, Pektemek dhe Edu. Sfidë vetëm për prestigj ajo ndërmjet Dinamos së Kievit dhe Makabi Tel Aviv, pasi të dyja këto ekipe ishin të eliminuara. Takimi përfundoi në barazim 3-3, ndërsa ukrainasit e mbyllën lojën me 9 lojtarë.
Në Grupin J, Steaua e Bukureshtit fitoi garën treshe me Makabi Haifan dhe AEK Larnakan. Rumunët fituan me rezultatin 3-1 përballë qipriotëve të AEK-ut, ndërsa përfituan edhe nga fitorja 3-0 e Shalkes kryesuese në fushën e izraelitëve.
Në Grupin K, Fulhemi u eliminua në mënyrë të papritur vetëm në minutat shtesë. Edhe pse kryesonte 2-1 me Odensen, kur mbeteshin vetëm pak sekonda nga mbyllja e takimit, skuadra angleze pësoi golin e barazimit, duke I dhuruar kualifikimin Visla Krakovës, që nga ana e saj bëri detyrën duke mposhtur 2-1 Tventen.
Në Grupin L gjithçka ishte e përcaktuar, me Anderlehtin dhe Lokomotivën e Moskës që ishin të kualifikuara. Në duelin direct, ishin belgët ata që triumfuan 5-3 me rusët, ndërsa AEK-u i Athinës fitoi 3-1 në fushën e Shturmit të Gracit.