Europa dhe 12 ekipet shqiptare

Kampionati i 69-të Kombëtar i futbollit u dha "lejë" katër ekipeve shqiptare për të marrë pjesë në ballafaqimet ndërkombëtare. Dinamo, kampione për herë të 17-të e Shqipërisë (mbajtëse e 9 rekordeve në sezonin 2007-2008), do të luajë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.
Partizani, që humbi në "finalen" e sezonit kundër një Dinamo ne nëntë lojtarë dhe mban rekordin e ndeshjeve pa humbur, me 15 të tilla, do të luajë në Kupën UEFA.
Vllaznia, fituese për herë të gjashtë e Kupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë gjithashtu në Kupën UEFA. Besa, që morri pjesë sezonin e kaluar në Kupën UEFA, këtë sezon do të marrë pjesë në Kupën Intertoto, ku do të përballet me Apoel Limasol të Qipros.
Në fokusin e "Albania-sport.com" është historia e ekipeve shqiptare në Europë, ku Shqipëria përfaqësohet me 12 ekipe: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Elbasani, Besa, Albpetrol, Bylis, Apolonia e Tomori.
Është interesant fakti, se Tirana, që këtë vit nuk arriti të sigurojë një vend në kompeticionet europiane, është edhe skuadra me shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare: 58 të tilla, ndërkohë që Tomori e Albetroli, dy ekipe që në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë, kanë luajtur numrin më të vogël: nga 2 takime.
Tirana, me 58 ndeshje në Europë (44 nga këto në Ligën e Kampioneve), ndiqet nga Partizani(41), Dinamo (34), Vllanznia (28), Teuta (22), Flamurtari (18), Besa (8), Elbasani (6), Bylis (4), Apolonia (4), Albpetrol (2) dhe Tomori me 2 ndeshje ndërkombëtare.
Tirana është dhe ekipi që ka fituar më shumë ndeshje: 13 në 58 ndeshje të zhvilluara, por dhe që ka pësuar po më shumë, 39, duke pësuar 104 gola, ose 1.8 gola për ndeshje. Bardheblutë kanë shënuar 54 gola (0.9 gola për ndeshje).
Tirana, Partizani e Dinamo "bashkohen" në Europë nga barazimet: 6 të tilla, Tirana në 58 ndeshje, Partizani në 41 takime dhe Dinamo në 34 total.
Pesë ekipe shqiptare nuk kanë mundur të fitojnë në ballafaqimet ndërkombëtare: Besa, Albeptrol, Bylis, Tomori e Apolonia, ku dy të fundit nuk kanë njohur as barazimin.
Në total ekipet shqiptare kanë zhvilluar 227 ndeshje: 44 fitore, 35 barazime e 149 humbje: Golaverazhi: 179 gola të shënuar, 427 të pësuar, -248 diferenca e golave, ndërsa në total kemi grumbuluar 167 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 43-të në Europë midis 52 vendeve.
Të parin për nga numri i ndeshjeve të zhvilluara e mban Gjermania me 2222 ndeshje, ndërsa përsa i përket pikëve të grumbulluara e para është Spanja me 3835 pikë.
STATISTIKAT
Ekipi Nd Fit Bar Hu Gola Dif Pik
1. Tirana 58 13 6 39 54:104 -50 45
2. Partizani 41 8 6 27 29:73 -44 30
3. Dinamo 34 6 6 22 20:60 -40 24
4. Vllaznia 28 8 1 19 25:52 -27 25
5. Teuta 22 5 3 14 21:51 -30 18
6. Flamurtari 18 3 4 11 15:26 -11 13
7. Elbasani 6 1 2 3 2 :10 -8 5
8. Besa 8 0 5 3 5 :17 -12 5
9. Albpetrol 2 0 1 1 1 :3 -2 1
10. Bylis 4 0 1 3 4 :9 -5 1
11. Tomori 2 0 0 2 2 :5 -3 0
12. Apolonia 4 0 0 4 1 :17 -16 0