Shqipëria U-19 humbet 2-0, Hoxha pret penallti

Shqipëria U-19 humbi 2-0 ndeshjen e parë me Gjermaninë U-19, në kuadër të Elite Round, në takimin e zhvilluar në Zenec të Sllovakisë, teksa portieri ynë Sulejman Hoxha ka pritur edhe një penallti.
Golat për ekipin gjerman të drejtuar nga Horst Hrubesh u reaizuan që të dy në pjesën e parë. Pas një krosimi të Timo Gebhart, Semih Aydilek duke shfrytëzua edhe një c'orientim të mbrojtjes shqiptare shënoi nga një distancë e afërt golin e parë pas vetëm gjashtë minutash. Për sulmuesin e klubit anglez të Birminigem Sitit, ky ishte goli i tretë i tij me fanellën e Gjermani U-21.
Pjesa e parë për gjermanët mjaftoi edhe për një gol tjetër. Mbrojtësi i Verder Bremenit, Denis Diekmajer realioi në minutën e 37-të pas një goditje të fuqishme nga 25 metra në trekëndëshin e majtë të portës sonë. Një minutë më pas, Diekmajer i pati të gjitha mundësitë për ta cuar rezultatin në 3-0, por mbrojtësi i Bremenit nuk arriti të realizojë penalltinë përballë portierit shqiptar Sulejman Hoxha.
Në pjesën e dytë, ekipi ynë i drejtuar nga Ramadan Shehu ishte më aktiv, ku sipas mediave gjermane Shqipëria pati edhe një shans për të realizuar një gol, ndërkohë që kundërshtari ynë luajti për të mbrojtur rezultatin e pjesës së parë, që rezultoi edhe përfundimtari.
Trajneri gjerman Shuster tha: "Fituam, por humbëm edhe shumë raste, si ai penalltisë. Unë mendoj se letrat flasin për ne, pasi dy skuadrat e tjera e mbyllën në barazim takimin e tyre".
Takimi tjetër Sllovaki-Kroaci u mbyll në barazim 1-1: Stoch shënoi në minutën e 12-të për Sllovakinë dhe Poljak barazoi në të 41', për Kroacinë U-19.
Fituesi i grupit tonë, së bashku edhe me fitueset e gjashtë grupeve të tjera do të bashkohen me vendin organizator, Cekinë, për finalet e Kampionatit Europian, që do të zhvillohet në datat 14-26 korrik.