Shqipëria fiton 3-1 miqesoren me Shafhauzen

Kombëtarja shqiptare fitoi 3-1 testin me skudrën zvicerane të Kategorisë së Dytë, Shafhauzen, në një takim miqësor ku të katër golat kishin "ngjyrë" shqiptare. Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i SV Ried në Austri, realizoi golin e parë në minutën e 5-të, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Kosovari Mehmeti barazoi përkohësisht shifrat për Shafhauzeninnë minutën e 55-të. Erion Bogdani, i futur në pjesën e dytë riktheu avantazhin e Kombëtares sonë në të 63', ndërsa golashënuesi më i mirë shqiptar në fushatën e fundit kualifikuese, atë Euro 2008, Edmond Kapllani fiksoi edhe shifrat 3-1 në minutën e 83-të.
Trajneri holandez Ari Han luajti në pjesën e parë: Hidi, Lila, Dhëmbi, Vrapi, Lika, Shkëmbi, Bulku, Bylykbashi, Hyka, Duro, Salihi. Në të dytën u futën: Beqaj, Shkëmbi, Vrapi, Vangjeli, Lala, Dhëmbi, Bakaj, Skela, Bogdani, Kapllani.
Takimi i ardhshëm miqësor i Shqipërisë është ai kundër Polonisë, më 27 maj në Reutlingen, ndaj së cilës Shafhauzen do të luajë më 23 maj.
SKEDA
Shafhauzen – Shqipëri 1:3
Shënues: Salihi 5', Mehmeti 55' Bogdani 63', Kapllani 83'
Shqipëria: Hidi, Lila, Dhëmbi, Vrapi, Lika, Shkëmbi, Bulku, Bylykbashi, Hyka, Duro, Salihi. (Beqaj, Shkëmbi, Vrapi, Vangjeli, Lala, Dhëmbi, Bakaj, Skela, Bogdani, Kapllani)