Horst Volter: “Në Shqipëri na morrën dhe mishin”

Në 14 ndeshje kundër Shqipërisë, Gjermania ka fituar 13 të tilla, por barazimin 0-0 me Shqipërinë në vitin 1967 e konsiderojnë si një humbje dhe një nga dështimet më të mëdha të ekipit kombëtar gjerman. Barazimi kushtoi formacionit të Helmut Shënit edhe moskualifikimin për në Kampionatin Europian 1968.
Gjermani nga Braunshvajgu, Horst Volter (13 ndeshje me kombëtaren) ishtë në portë në barazimin 0-0 me Shqipërinë në 17 dhjetorit të vitit 1967 dhe kujton disa momente nga aventura në Shqipëri.
Portieri, sot 65 vjec, atëherë ishte pjesë e Eintrahtit të Frankfurtit, njëherësh edhe kampion Gjermanisë së vitit 1967. Volter, i thirrur nga trajneri i njohur Helmut Shën, ishte portieri i dytë pas legjendës Sep Majer. "Për mua, dështimi ynë ishte i mjerueshëm, për më tepër që ishte edhe Kampionati Europian, por nga ana tjetër e kam përjetuar me kënaqësi thirrjen në Kombëtare", - kujton për një media lokale gjeramen, Horst Volter.
Në ndeshjet e para kualifikuese ai qëndroi në bankinë, por në ndeshjen e fundit në Tiranë ai ishte në portë. Gjermanisë nënkampione të Botës (në vitin 1966) i duhej patjetër fitorja për të kaluar në finalet e Kampionatit Euripian, por ndeshja me Shqipërinë, Helmut Shënit i dukej një formalitet, duke vendosur në portë portierin e dytë.
Volter e ka ende të gjallë në kujtesë udhëtimin në Shqipërinë e izoluar. Pas paralajmërimeve të marra nga Këlni, lojtarët e të cilit kishin luajtur në Shqipëri në një ndeshje të Kupave të Europës (kundër Partizanit në vitin 1964), se ata kishin ngrënë vetëm tost dhe gjëra pa shije, Federeta Gjermane e Futbollit kishte marrë me vetë një kuzhinier dhe sasira të mëdha mishi.
"Por në kufi na i morrën filetot e mishitt dhe të gjitha gjërata e tjera", - tregon Volter. "Atëherë na thanë, së në një vend socialist i ushqenin vetë miqtë. Kështu, na dhanë ushqime të thata". Ndeshja u luajt më 17 dhjetor, dhe portieri thekson se me shaka u tha brenda grupit po festojme Krishtlindjet
"Po kaq aventureske, - rrëfehet Volter, - ishte dhe loja, në një fushë të fortë thuajse pa bar dhe para shkallinave, në të cilat qëndronin shikues të veshur në uniformë ngjyrë ulliri, të cilët mesa dëgjoja përsërisnin të njëjtat fjalë të dhëna më parë (vorgegebene Parolen)".
Portieri zëvndësues i Sep Majer flet për ndeshjen: "Unë nuk kisha shumë punë, - kujton Volter. "Unë pata vetëm dy apo tre situata të vështira, që i zgjidha shumë mirë, dhe vetëm thuajse shikoja lojën". Edhe pse trajneri Shën kishte hedhur në fushë një repart me gjashtë lojtarë ofensivë: Held, Küppers, Netzer, P. Meyer, Overath, Lohr, askush prej tyre nuk mundit të cante mbrotjen e rreptë shqiptare të përbërë nga Zihni Gjinali, Frederik Jorgaqi, Lin Shllaku, Teodor Vaso, ndërsa në portë ishte Koco Dinella. Strategjia e ndjekur nga i madhi Loro Boroci kishte funksionuar. Ndeshja u mbyll pa gola, ndërkohë që Gjermania ishte eleminuar nga vazhdimi i metëjshëm. Pas kthimit me një shije të keqe në Gjermani, lojtarët u ngacmuan jashtë mase nga shtypi vendas, ndërkohë që Volter ai ndihej më i qetë. "Si portier, i cili nuk la të kalonte asnjë top, unë nuk mora asjnë qortim, por Kombi ishte natyrisht shumë i trishtuar".
Volter morri pjesë dy vjet më pas në Kampionatin Botëror të vitit 1970 të zhvilluar në Meksikë, ku Gjermania zuri vendin e tretë, por portieri thotë edhe pse luajti kundër Uruguajit në prani të më shumë se 100 mijë shikuesve, ai nuk nuk e ka harruar kurrë shkatërrimin e Gjermanisë në Tiranë në ndeshjen e tretë të karrierës të tij.