E Shtunë, 31 Tetor 2026

U19, nesër në Sllovaki luhet Gjermani - Shqipëri

Shqipëria U-19 do të luajë të enjten ndeshjen e parë kundër Gjermanisë të po kësaj moshe, në kuadër të fazës "Elite Raund" të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian U-19.
Faqja zyrtare e UEFA-s, uefa.com, në prag të ndeshjeve që nisin të enjten, me takimin Gjermani-Shqipëri (ora 11:00, në Senec të Sllovakisë), ka bërë një speciale për të katër ekipet e Grupit 4: Shqipërinë, Gjermaninë, Sllovakinë e Kroacinë. Gjermania ishte shumë afër fitimit të Kampionatit Europian U-17 dy vjet më parë, dhe shumë prej lojtarëve të asaj skuadre do të përpiqen të arrijnë në finalet e U-19, duke u përpjekur të sfidojën Shqipërinë, Kroacinë dhe organizatorët sllovakë në grupin e 4 të "Elite Round", shkruan
SHQIPËRIA
Trajneri i Shqipërisë, Ramadan Shehu sigurisht që shpreson të shkaktojë ndonjë surprizë, të paktën vendit organizator, Sllovakisë. Shqipëria U-19 e kreu fazën përgaitore në qytetin e Shijakut, por në ndeshjen hapëse kundër Gjermanisë do të luajë pa sulmuesin Erion Mustafaj për shkak të pezullimit, ndërkohë që sulmuesi Mirgen Bushati është i dëmtuar për të gjithë kohën kur do të zhvillohet Elite Round. Mbrojtësi i Belastica Petrich, Klodian Semina, është duke bërë një paraqitje të mirë në kategorinë maksimale të kampionatit bullgar, ndërkohë që mesfushori Renato Yshmeraj ka bërë përshtypje me Elbasanin. Trajneri Shehu thotë për uefa.com: "Ne kemi bërë një përgatitje shumë intesive. Ne e dimë se grupi ynë është shumë i fortë dhe ekipet kundërshtare janë shumë të mira, por ne do të përpiqemi yë bëjmë më të mirën tonë dhe të tregojmë seriozitet në të gjitha takime. Në do të përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe të jemi një sfidë për ekipet e tjera". Shqipëria ishte pjesë e grupit të 5-të në raundin kualifikues ku arriti këto rezultate: humbi me Spanjën 0-2, fitoi me Serbinë 2-1 dhe barazoi me Lihteshtejnin 0-0. Për uefa.com lojtarët kyc janë: Klodian Semina (mbrojtës, Belasitsa Petrich) dhe Renato Hyshmeraj (mesfushor, KS Elbasani)
GJERMANIA
Kundërshtari i parë i Shqipërisë U-19, Gjermania, drejtohet nga një emër i madh si Horst Hrubesh. Tekniku ka në listën e tij yje të rinj si Manuel Fisher (1860 Munchen), mesfushorët binjakë Lars dhe Sven Bender, plus portierin e Mancester Junaitid, Ron-Robert Ziegler. Hrubesh pranon se ai ka shumë zgjidhje në dispozicion:
"Ne kemi një ekip të fuqishëm me shumë lojtarë që mund të vendosin individualisht ndeshjen, cka ma bën mua të vështirë të zgjedh lojtarët kyc. Ne jemi një grup i fuqishëm", - thotë ai. "Ju duhet të bëni një hap pas tjetrit, por që të bëni atë që ju keni nevojë, duhet të keni dhe pak fat, pasi vetëm 8 ekipe do të marrin pjesë në finale, duke i krahasuar me të rriturit ku marrin 16 (në Kampionatin Europian)". Rezultatet e Gjermansië në raundin kualifikues, grupi 12: fitore me Bosnjë Hercegovinën (8-1) dhe Estoninë 5-1, humbje me Rusinë 2-3. Lojtarët kyc: Lars Bender (mesfushor, TSV 1860 Munchen), Sven Bender (mesfushor, TSV 1860 Munchen), Timo Gebhardt (mesfushor, TSV 1860 Munchen), Deniz Naki (sulmues, Bayer 04 Leverkusen)
SLLOVAKIA
Sllovakia bëri një paraqitje të shkëlqyer në raundin kualifikues, dhe tani është duke luajtur shanset e fundit për të arritur në finalet e Ukrainës. Trajneri Bohumil Andrejko thotë: "Të luajturit në shtëpi mund të jetë nëj avantazh për ne, por ne do të luajmë kundër ekipeve të forta. Gjermania ka bërë progres të madh, Kroacia gjithmonë prodhon talente të rinj dhe Shqipëria prodhoi paraqitje solide në raundin kualifikues. Në opinionin tim ne nuk jemi favoritë në grup". Sllovakia në raundin kualifikues: me Qipron 5-1, Irlandën e Veriut 2-1 dhe Austrinë 2-0.
KROACIA
Trajneri i Kroacisë Ivica Gërnja pretendon se ekipi i tij është favoriti i grupit. "Sërish ne kemi avantazhe të qarta në grupin tonë, ashtu si dhe vitet e fundit. Kësaj radhe ne nuk jemi me ekip të plotë dhe nuk kemi një bazë të gjërë për ta mbushur ekipin me lojtarë të rinj të cilësisë së lartë. Ne kërkojmë vendin e parë në grup, por do të jetë nëj luftë e fortë kundër një ekip gjerman shumë të fuqishëm". Lojtari kyc: Domagoj Vida (NK Osijek). Kroacia në raundin kualifikues: me Maltën 3-0, Malin e Zi 2-1 dhe Italinë 2-3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›