Europa dhe lufta Rusi-Gjeorgji
Kastriot Islami
1.Lufta Rusi-Gjeorgji, çështje evropiane Lufta midis Rusisë dhe Gjeorgjisë nuk është një ngjarje e izoluar që prek vetëm palët e përfshira në konflikt. Kjo është dhe do të mbetet derisa të zgjidhet një çështje evropiane dhe ndoshta globale. Në realitet është prekur jo kufiri administrativ Gjeorgji-Oseti apo kufiri shtetëror Rusi-Gjeorgji, por është cenuar kufiri midis Evropës dhe Rusisë. Nga ana tjetër kjo është një çështje që prek rëndë themelin e parimeve mbi të cilat është ngritur e funksionojnë Këshilli i Europës, BE dhe NATO.
2.Më e rëndësishme zgjidhja e konfliktit sesa historia e tij…
Konflikti ka një histori dhe fillimi i luftës është paraprirë nga një seri provokimesh dhe veprimesh subversive e eskalimi të akteve të dyanshme që çuan në mënyrë të pashmangshme në luftën midis Rusisë e Gjeorgjisë. Për të sqaruar këtë aspekt është kërkuar nga pala gjeorgjiane dhe pranuar nga pala ruse një investigim ndërkombëtar. Por në fakt, nëse do të analizohet përtej fakteve që lidhen direkt me ngjarjen e fillimit të luftës, rezulton se janë më të rëndësishme kuptimi i thellë i kësaj ngjarje dhe i qëllimeve implicite dhe natyrisht akoma më e rëndësishme është gjenerimi i opsioneve për zgjidhjen e këtij konflikti.
3. …Siguria dhe krijimi i normalitetit për popullatën, sfida prioritare…
Së pari, çështja me urgjente gjatë e pas shpërthimit të konfliktit është ajo që lidhet me sigurinë në rajonet e përfshira në konflikt, më konkretisht në Osetinë e Jugut e Abkazi, në zonën e ndërmjetme dhe edhe përtej kufirit administrimit të dy rajoneve separatiste. Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa qindra viktima dhe të plagosur nga të gjitha palët, mijëra godina e fshatra të shkatërruar, të djegur e të vjedhur dhe ekonomia e Gjeorgjisë është shkatërruar në përmasa të konsiderueshme. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe ndërtimi i një programi për mbrojtjen e tyre, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura e paraqitura në raportet ekslente të “Human Rights Watch” dhe të Komisionerit të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës, është sfida prioritare e komunitetit ndërkombëtar, sepse në fund të fundit janë pikërisht njerëzit e thjeshtë që vuajnë pasojat e kësaj lufte dhe humbja më e madhe është jeta e të vrarëve dhe vuajtjet e të gjallëve.
4. …Sfida e misionit të observatorëve të Bashkimit Evropian…
Së dyti, duhet të vihet në dukje roli proaktiv evropian në stopimin e kësaj lufte dhe vendosjen e armëpushimit përmes veprimit të shpejtë të Presidentit francez Sarkozi, i cili në emër të Presidencës së BE-së arriti të bindë palët në konflikt, Gjeorgjisë e Rusinë, të nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit. Kjo marrëveshje ndër të tjera parashikon angazhimin e 200-350 vëzhguesve të BE me mision thjesht monitorimi, grumbullimi informacionesh e raportimi. Ky mision i vështirë e i komplikuar do të përballet me një seri sfidash i) çështjen e vendosjes së rendit e rregullit fillimisht nga policia gjeorgjiane e ndoshta më tej, duke i shtuar këtij misioni edhe aspektin policor, ii) dëmtimin e imazhit të këtij misioni në sytë e popullatës nga perceptimi eventual i mos garantimit të sigurisë.
5. …Kthimi i personave të zhvendosur, një sfidë e rëndësishme për zgjidhjen progresive të krizës humanitare…
Së treti, Federata Ruse duhet t’i përmbahet zbatimit të planit të armëpushimit, edhe për faktin se me zbatimin e gjashtë pikave të tij lidhet krijimi i kushteve të sigurisë, që do të mund të garantonin kthimin e sigurt të personave të zhvendosur nga konflikti. Për shkak të këtij konflikti janë zhvendosur mjaft gjeorgjianë etnikë dhe osetianë dhe të dy grupet gëzojnë të drejtën të kthehen të sigurt në vendbanimet e tyre. Kjo është një çështje komplekse ku përfshihen i) veprimet për pastrimin etnik të fshatrave gjeorgjiane, ii) krijimi i kushteve të vështira sidomos në prag të dimrit në kampet e personave të zhvendosur, iii) me ngarkesën e lartë financiare për gjetjen e një zgjedhje të qëndrueshme afatgjatë. Por mbi të gjitha duhet një angazhim jo vetëm deklarativ nga Federata e Rusisë, Gjeorgjia dhe komuniteti ndërkombëtar për ta zbatuar planin e rikthimit të personave të zhvendosur.
6. …Çështja kyçe e njohjes së pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkazisë…
Përfundimisht Këshilli i Europës dhe të gjithë organizmat e tjerë ndërkombëtarë nuk mund të heshtin përballë faktit të dhunimit të ligjit ndërkombëtar, që lidhet me përdorimin disproporcional të forcës nga Federata e Rusisë dhe më tej me njohjen e njëanshme të pavarësisë së dy rajoneve separatiste. Përdorimi i ekzagjeruar i forcës nga Federata e Rusisë në territorin e Gjeorgjisë, evidentojnë njëkohësisht realizimin e një objektivi për të ruajtur influencën e Rusisë përtej kufijve të Gjeorgjisë në të gjithë zonën ish-sovjetike. Por pika kthesë e të gjithë këtij skenari eventualisht të programuar, është ajo që lidhet me njohjen e pavarësisë së Abkazisë e të Osetisë së Jugut. Aq më tepër që një veprim i tillë është realizuar vetëm pak ditë pas shpërthimit të luftës, pa tentuar asnjë lloj negocimi, në mënyrë të njëanshme nga pala ruse, e implikuar në konflikt. Dhe akoma më i rëndë është fakti që kjo nismë është marrë dhe miratuar me unanimitet nga dy dhomat e deputetëve, precedent që nuk ka ndodhur asnjëherë deri tani, përveç rastit kur Rajshtagu mori vendim për aneksimin e Sudeteve. Ky vendim me çdo kusht duhet të tërhiqet në rast se do të kërkohet një zgjidhje e këtij konflikti dhe mos përsëritja e tij në Gjeorgji apo gjetiu.
7. …Angazhimi evropian për trajtimin/zgjidhjen e pasojave të luftës Rusi-Gjeorgji.
Në sesionin e vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës u shpreh masivisht opinioni dhe angazhimi për të marrë një seri masash dhe vendosur një seri detyrimesh për Rusinë dhe Gjeorgjinë, me kërkesën që në rast se këto angazhime nuk realizohen, të pezullohet e drejta e votës së delegacioneve të tyre. Më konkretisht në periudhën afatshkurtër, Këshilli i Europës, qeveritë e Gjeorgjisë e të Rusisë dhe vendet e tjera të Këshillit të Europës duhet të angazhohen për të garantuar sigurinë e mjaftueshme, që të gjithë personat e zhvendosur të rikthehen në vendet e tyre të banimit. Në periudhën afatmesme çështja më e rëndësishme është ajo e njohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së rajoneve separatiste. Asambleja ka kërkuar qartësisht tërheqjen dhe anulimin e këtij vendimi të marrë nga Duma Ruse dhe Dhoma e Lartë e Rusisë dhe më tej ratifikuar nga Presidenti rus, Medvedev. Në rast se ky vendim nuk do të tërhiqet, atëherë kredencialet e delegacionit rus në Këshillin e Europës do të pezullohen. Dhe së fundi, në periudhën afatgjatë, Evropa dhe më konkretisht Këshilli i Evropës do të duhet të përballet me disa sfida jetike i) çështja e sigurisë evropiane e globale, ii) çështja e sigurisë energjetike, iii) tentativat për zëvendësimin e një menaxhimin unipolar me një menaxhim multipolar në nivel global. Ky moment është i rëndësishëm për të gjithë vendet evropiane, qeveritë dhe organizmat/institucionet në rajonin evropian për të vazhduar të garantojnë paqen, sigurinë dhe lirinë në Evropë, në mënyrë që ato të mos mund të komprometohen.