“Delta City”, qendra e parë tregtare
Hapet qendra e parë tregtare “Delta City” në Malin e Zi. Në ceremoninë që u zhvillua pak ditë më parë morën pjesë Kryeministri i Malit të Zi, Milo Dukanovic, ai i Serbisë Mirko Cvetkovic, dhe ai i Republikës serbe në Bosnjë Milorad Dodik morën pjesë në ceremoni. Në fjalimin e tij të hapjes Miroslav Miskovic, president i “Delta Holding”, në Podgoricë u shpreh: “Në radhë të parë dua të falënderoj Kryeministrin, qeverinë e Malit të Zi, dhe Kryebashkiakun e Podgoricës, për të gjithë mbështetjen në ndërtimin e kësaj qendre dhe shumë bizneseve të tjera që “Delta” ka në Mal të Zi. Ngjarja e sotme është një konventë rajonale që po mbahet në Podgoricë”. Ai i sugjeroi liderët politikë të zonës të krijojnë një zonë të njëjtë ekonomike në rajon, sepse kjo është mënyra e vetme se si njerëzit në këto vende mund të jetojnë më mirë dhe të përmbushin qëllimet e tyre. “Delta City” është qendra tregtare më e madhe e llojit të vet të Mal të Zi, dhe një nga më të mëdhatë në të gjithë rajonin.