E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa në kërkim të zërit

Traktati i ri i Lisbonës është ratifikuar dhe BE-ja është gati të hyjë në një epokë të re, e cila më në fund do ti jep Europës aftësi të formësojë ardhmërinë e vet politike.
Po kërkohen vetëm edhe dy figura kryesuese për të shtuar shkëlqimin dhe për të prodhuar një moment të ri për Unionin: Presidenti i përhershëm i Këshillit të Europës, i cili do të bëjë përpjekje të bashkojë klubin evropian shpesh të grindur dhe Ministri i Jashtëm, i cili do të përfaqësojë kontinentin në arenën ndërkombëtare dhe të veprojë si zë i 27 shteteve anëtare të BE-së.

Ishte kjo një javë mjaft e vështirë për kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeldt, e gjithashtu edhe për Europën. Tani nga Reinfeldt, i cili është kryesues i radhës i BE-së, varet parandalimi i skandalit të ri në radhët e BE-së. Problem paraqet fakti se disa kolegë të tij nuk janë të interesuar që gjërat të rrjedhin shpejt dhe pa vështirësi.

Procesi i kërkimit të dy politikanëve më të lartë të kontinentit ka degjeneruar në ngritje. Harrojeni frymën e unitetit të Europës: Europa Lindore po përplaset me Europën Perëndimore, shtetet e vogla po grinden me fqinjët e tyre më të mëdhenj, ndërsa nacionalistët janë përplasur me utopistët, të cilët e ëndërrojnë ëndrrën e Shteteve të Bashkuara të Europës. Dhe aleancat e zakonshme sërish po lidhen prapa dyerve të mbyllura në Bruksel.

Reinfeldt ka negociuar me të gjithë 26 homologët e tij, por atij ndoshta i ka munguar aftësia apo ndoshta ka qenë tejet naiv dhe i papërvojë. Sidoqoftë, ai ka dështuar në përpjekjet e tij për të siguruar shumicën për njërin apo kandidatin tjetër. Tani të gjitha shpresat mbështeten në drekën e punës, e cila do të zhvillohet sot në Bruksel.
Mund të dëshmohet kjo si një drekë mjaft e gjatë, tërhoqi vërejtjen Reinfeldt, i cili është kërcënuar se në rast nevoje, kjo çështje mund të vendoset me votën e shumicës në vend se të zgjidhet në mënyrë unanime.

Do të ishte ky një fillim tejet negativ i Europës së re. Natyrisht do të ishte gjithashtu një turpërim për presidentin e BE-së, nëse një pjesë e kontinentit voton kundër tij. Por, kjo do tia vështirësonte punën edhe përfaqësuesit të ri të Unionit për politikë të jashtme-njeriut, i cili për shkak të trysnisë së Britanisë nuk do të lejohet të quajë veten Ministër i Jashtëm i BE-së, por vetëm përfaqësues i lartë i BE-së për çështje të jashtme dhe politikë të sigurisë.

Aktualisht gjasat më të mira për ta siguruar këtë funksion i ka ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Italisë, Massimo DAlema. Në shikim të parë duket se DAlema do të mbulojë një funksion të fuqishëm. Agjencitë ushtarake dhe policore të BE-së do të vendosen nën komandën e kryesuesit të ardhshëm për politikë të jashtme.
Për të realizuar misionin e tij, një administratë e fuqishme do të vendoset në dispozicion të Ministrit të Jashtëm.

Për dekada të tëra, europianët e përbetuar kanë ëndërruar për politikën unike të jashtme. Kanë dëshiruar të jenë të barabartë me superfuqitë - gjithmonë në dispozicion, gjithmonë të gatshëm për aksion.

Shumë nisma të BE-së në fushën e politikës së jashtme në të kaluarën kanë përfunduar me fiasko. Sidoqoftë, Ministri i ri i Jashtëm i Unionit, i armatosur me guxim dhe aftësi, mund të ketë hapësirë më të madhe për të siguruar kompromise.

Kjo ishte ajo që e kishin në mendje arkitektët e Traktatit të Lisbonës. Ata dëshirojnë një figurë të fuqishme në krye të Ministrisë së Jashtme të Europës.

Megjithatë, e vërteta është se ëndrra për ofensivën diplomatike të Europës ka filluar të shembet. Përfaqësimi i BE-së në botën e jashtme kërkon ndikim dhe prestigj, ndërsa pjesa më e madhe e politikanëve kryesues në Europë Ministrin e ardhshëm të Jashtëm në Bruksel e shohin si pak më shumë se rival të mërzitshëm. Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, dëshirojnë që në këtë funksion të shohin një njëri, i cili në rast nevoje mund të frenohet.

Prandaj nuk befason fakti se, krahas DAlemas, si kandidat tjerë shihen komisionari i BE-së për zgjerim, Olli Rehn dhe ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, Adrian Severin, politikanë të cilëve u mungon shkëlqimi.

Për të keqësuar edhe më shumë gjërat, do të jetë e kufizuar edhe autonomia e shefit të ardhshëm të jashtëm të BE-së. Gjatë konsultimeve të rregullta të BE-së me Rusinë, Kinën apo SHBA-në, fjalën kryesore do ta kenë presidenti i Këshillit dhe ai i Komisionit të Europës. Ministri i Jashtëm do të luajë vetëm një rol përkrahës, siç cilësohet në Bruksel.

Përfaqësuesit të lartë do ti lejohet të flasë me Qeverinë e Turqisë për marrëdhëniet e këtij vendi me Irakun, por nuk do ti lejohet të bisedojë me Ankaranë për anëtarësimin e mundshëm të Turqisë në BE. Çështja e anëtarësimit të Turqisë edhe në të ardhmen do të jetë e rezervuar për Komisionin e Europës.

Në Ballkan, diplomatit kryesor të BE-së do ti lejohet të flasë për çdo gjë të mundshme, por ai e ka të ndaluar të premtojë ndihmat financiare të Brukselit për shtetet e këtij rajoni. Çdo gjë që ka të bëjë me procesin e zgjerimit bie nën juridiksionin e Komisionit.

Zyra e re e jashtme gjithashtu kualifikohet si institucion i pavarur ligjor, i cili nuk i takon as Këshillit e as Komisionit. Kjo pamundëson Parlamentin e Europës të përfshihet në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë. Shumë anëtarë të Parlamentit të Europës nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë. (Der Spiegel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›