E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa në prag të ndryshimeve të Bankës qendrore europiane

19-10-2011 / Nga Ilirian Dahri

Sipas burimeve gjermane, takimi europian i të dielës nuk do të japë një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e debisë sovrane për zonën e euros. Në fakt, përgjatë G-20, ishte folur se europianët duhet të arrinin tek një paketë që do t’i jepte besim tregjeve. Sidoqoftë nga Gjermania është nënvizuar fakti se: “Duket se po ëndërrohet që të hënën do të jetë zgjidhur gjithçka dhe se gjithçka do të ketë mbaruar. Këto ëndrra, edhe për këtë herë nuk do të realizohen” - kështu është shprehur zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel. Këto deklarata bashkë me ato të ministrit të Financave të Gjermanisë Shauble, (“një zgjidhje përfundimtare në takimin europian është e pamundur”), kanë shënuar një tendencë pozitive dhe janë marrë si një sinjal që Gjermania kërkon të mbajë lart tensionin në mënyrë që vendet e tjera europiane të vazhdojnë përpjekjet e tyre. Në të njëjtën kohë, këto deklarata duket se ndryshojnë nga deklaratat që dolën fill pas takimit mes Merkel dhe Sarkozy në Francë kur u fol se marrëveshja mes dy shteteve ishte shumë e afërt. Por zëdhënësi i kancelares gjermane Merkel ka folur edhe për “hapa të rëndësishëm në një udhëtim të gjatë që do të vazhdojë edhe vitin tjetër” që gjithsesi janë  në kundërshtim me nevojat e presidentit francez Sarkozy i cili nga ana e tij kërkon që në takimin e G-20, që do të zhvillohet në Kanë në fillim të nëntorit të nxjerrë një paketë që do të ishte për vendet e tjera si një zgjidhje përfundimtare e problemit. Për këtë lloj zgjidhje duket se kanë qenë dakord edhe vendet e zhvilluara (si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja) në takimin e ministrave financiarë të G-20 të zhvilluar javën e shkuar. Shqetësimi i Gjermanisë duket se është fakti se investitorët privatë duhet të pranojnë humbjet e tyre deri në 50%, nisur edhe nga fakti se shumë prej bankave, sidomos ato gjermane, kanë kundërshtuar humbjet e tyre në defiçitin grek. Por ndërkaq Europa do të ndjekë largimin e Zhan-Klode Trinshe, në fund të mandatit të tij tetë - vjeçar si president i Bankës qendrore europiane. Do të kujtohet padyshim për mbrojtjen që i ka bërë punës së tij në momentet me të vërtetë të vështira që ka kaluar ai dhe Europa. Do të kujtohet për krizën globale të vitit 2007  apo për krizën e 18 muajve të fundit kur përballoi debinë sovrane të eurozonës me lëvizjen që bëri në blerjen e titujve të defiçitit publik të vendeve që ishin në vështirësi. Vetë Trinshet është shprehur disa muaj më parë se: “Do të prisja përgëzime sepse Banka qendrore euopiane ka punuar më mirë se Bundesbank-u në luftën kundër inflacionit, dhe pritshmëria e tregjeve dëshmon se do të respektohet mandati edhe në vitet që do të vijnë”. Por do të ketë nga ata që do ta qortojnë për ngadalësinë e ndërhyrjes së tij në uljen ekonomike përgjatë këtij viti apo sepse presidenti Trinshe ngriti taksën e interesit dy herë në vitin 2011, ndoshta duke  përsëritur gabimin e vitit 2008. Por polemikën më të madhe e ka ngritur kriza e debisë sovrane të Europës dhe pas blerjes së titujve publikë kanë ardhur edhe dorëheqjet e presidentit Axel Weber pastaj të anëtarit gjerman të Këshillit ekzekutiv, Jurgen Stark, duke bërë të mundur kështu një çarje në Këshill që solli edhe pakënaqësinë e vendeve që filluan të ishin kundra Triket. Por ka edhe një fakt tjetër interesant, flitet se sipas një sondazhi të kryer nga sindikatat e brendshme të Bankës qendrore europiane se dy të tretat e punonjësve aprovojnë punën e presidentit Trinshe. Ka nga ata që janë shprehur se “Në kohë dëshpëruese duhen masa dëshpëruese” - duke ju referuar sidomos situatave të Spanjës dhe Italisë. Në të vërtetë, që prej fillimit të krizës Banka qendrore europiane shpeshherë ka qenë e vetme ose ka bërë zëvendësuesen e Qeverive por shpeshherë ka qenë në një lloj “lufte” sidomos me qeveritë që nuk kanë zbatuar Paktin e Stabilitetit duke vështirësuar mjaft vetë punën e Bankës qendrore europiane.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›