E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Bregu: Ngërçi politik dhe bojkoti i opozitës sollën refuzimin e statusit

19-10-2011 / Gazeta 55

Sannino: Opozita të heqë dorë nga bojkoti për ligjet në Kuvend

Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, u shpreh gjatë fjalës së saj në tryezën me temë “Sfidat Evropiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, që u zhvillua në Shkup, se
ngërçi politik dhe bojkoti i opozitës, sollën refuzimin e statusit kandidat të Shqipërisë në BE, për të dytin vit radhazi. Bregu ishte e pranishme me ftesë të Zëvendës Kryeministres për Integrim Evropian në Republikën e Maqedonisë Teuta Arifi. Në këtë takim morën pjesë kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, ministra dhe drejtues të tjerë të lartë të proçeseve të integrimit në rajon, përfaqësues ndërkombëtarë. Në fund të diskutimeve, të pranishmit në këtë takim u shprehën se bojkoti i opizitës në Shqipëri është një rast i paprecedent në të gjithë rajonin.
Një ditë më parë Drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino i bën thirrje opozitës shqiptare të heqë dorë nga bojkoti për ligjet e cilësuara në Parlament. Qëndrimi i radhës i përfaqësueist të Bashkimit Europina vjen nga Shkupi ku ishte i pranishëm në një tryezë me temë “Sfidat Evropiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›