E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa në rrezik, talebanët kanë bombë bërthamore

Një nga komandantët e lartë të Al-Kaedës ka pohuar për hetuesit në burgun amerikan të Guantanamos, se në Europë do të aktivizohet një bombë e fshehur bërthamore, nëse ndonjëherë Osama Bin Laden  mund të kapet apo vritet. Kjo ishte një nga dosjet e fundit të publikuara nga Wikileaks, faqja e zbulimit të sekreteve kryesisht amerikane. Sipas Washington Post dhe Daily Telegraph, në rrëfim nuk thuhet se në cilin shtet europian është fshehur bomba. Organizatori i sulmeve të 11 shtatorit të SHBA, Khalid Sheik Mohamed tha se militantët do të ndërmarrin stuhi bërthamore në Perëndim. Dosja prej 15 faqesh mbi Mohamedin ka zbuluar se ai kishte bërë plane për sulme të reja në SHBA dhe Britani, ashtu si edhe në Azi e Afrikë. Në dokumente është zbuluar edhe komploti i sulmeve biologjike në Britaninë e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›