E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa, në vend të “Shqipërisë natyrale”

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 19:41

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka vlerësuar se marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë janë të mira, mirëpo ka shtuar se një plagë në këto marrëdhënie ka krijuar qasja malazeze ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Plagën në marrëdhëniet tona e paraqet njohja malazeze e pavarësisë së Kosovës. Këtë e kemi bërë për shkak të stabilitetit në rajon, sepse Serbia e kishte humbur atë territor shumë kohë më parë”, ka thënë Djukanovic për televizionin serb të Bosnjës.

Djukanovic, po ashtu, ka thënë se ekzistojnë ide reaksionare që kanë të bëjnë me një Shqipëri natyrale – e cila do të përfshinte edhe Malin e Zi – andaj, sipas tij, “janë të domosdoshme integrimet euro-atlantike”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›