Europa nuk tërhiqet, ligji i lustracionit mund të ndryshojë
BE-ja dhe Këshilli i Europës vazhdojnë luftën kundër ligjit të pastrimit të figurave. Strasburgu e çon çështjen në Venecia. Brukseli: Jemi gati për të dhënë asistencë
Eljona Ballhysa
Pasi maxhoranca nuk ka lëshuar pe për ligjin e lustracionit, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, autoritetet e Brukselit dhe të Strasburgut kanë deklaruar dje se janë të gatshëm të marrin pjesë në procesin për përmirësimin e tij. Dy ditë pas largimit të dy raportuesve të Këshillit të Europës, Jako Lakso dhe Dejvid Uilshire, ata janë shprehur se për të shmangur krizën politike para zgjedhjeve të qershorit qeveria shqiptare duhet të pezullojë zbatimin e ligjit të dosjeve deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Në të njëjtën linjë ka dalë mbrëmë edhe ambasadorja e Çekisë, vendit që mban presidencën e radhës së BE-së, e cila ka bërë një deklaratë të fortë gjatë pjesëmarrjes së saj në një konventë të ish-të përndjekurve politikë shqiptarë. Ndonëse ajo nuk tregoi detaje për takimin e tri ditëve më parë me kryeministrin Berisha në lidhje me ligjin e lustracionit, shprehu vullnetin e Bashkimit Europian se ligji ka vend për ndryshime. “Ligji është i vlefshëm, është në fuqi, por unë personalisht mund të imagjinoj edhe ndryshime të mundshme. Nëse Shqipëria vendos që këtë ligj ta ndryshojë, Bashkimi Europian është i përgatitur të japë këshillat e nevojshme ligjore që ky ligj të ketë një përmbajtje sa më të përshtatshme”, - ka deklaruar Fialkova, përfaqësuesja diplomatike e vendit që ka kryesinë e radhës së BE-së. Diplomatja çeke përmendi kundërshtimet e bashkësisë ndërkombëtare për përmbajtjen, siç tha ajo, të disa neneve antikushtetuese, për të cilat duhet të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese.
Deklarata e KE-së
“Dy raportuesit e Komitetit të Monitorimit pranë Asamblesë Parlamentare të KE-së e kanë bërë të qartë se ka fushë veprimi për partitë politike të maxhorancës, për t’u përplasur përpara zgjedhjeve të qershorit për shkak të zbatimit të ligjit të ri të lustracionit. Raportuesit nxisin faktorin politik të shqetësuar, të bëjnë ç’është e mundur për të shmangur përplasjet”, - shkruhet në deklaratën zyrtare të Këshillit të Europës. Jako Lakso dhe Dejvid Uilshire më tej shkruajnë se kanë dhënë sugjerime për Gjykatën Kushtetuese dhe qeverinë për ta dërguar ligjin për shqyrtim në Komisionin e Venecias, për të siguruar nëse ligji është në përputhje të plotë me detyrimet shqiptare si vend anëtar i Këshillit të Europës. “Një mënyrë për të shmangur krizën politike, sipas raporterëve, mund të jetë shtyrja e zbatimit të ligjit të lustracionit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e tij dhe pas marrjes në shqyrtim të Komisionit të Venecias”, - shkruhet në deklaratën zyrtare të Këshillit të Europës.
Vetëm një ditë më parë, gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, raportuesit e KE-së, pas takimeve që zhvilluan me krerët më të lartë të shtetit, sugjeruan qeverinë shqiptare që të pranojë ndryshime në ligj. Ata thanë se ligji ka nevojë për ndryshime dhe për këtë sugjeruan shqyrtimin e tij nga Komisioni i Venecias. Përsa i përket mënyrës së zgjedhjes së delegacionit shqiptar në KE, raportuesit rikonfirmuan se është në vullnetin e 47 vendeve anëtare të KE-së për të marrë vendime të pavarura, ndërsa respektojnë detyrimet e Këshillit të Europës dhe në respekt të rregullave të brendshme.
Qëndrimet
Ligji i dosjeve është votuar në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës, ndërkohë që ky ligj është kundërshtuar hapur nga opozita si dhe nga faktori ndërkombëtar. Opozita e ka cilësuar ligjin antikushtetues dhe për këtë ka depozituar një ankimim pranë Gjykatës Kushtetuese. Po kështu, në Gjykatën Kushtetuese ndodhen dy ankimime të tjera për këtë ligj, një nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe një nga Shoqata e Prokurorëve. Gjatë takimit me raporterët, kryetari i PS-së, Edi Rama, e ka cilësuar ligjin e dosjeve si një mjet i qeverisë për t’u mbrojtur nga dosjet korruptive të ministrave. Rama është shprehur se qëllimi i ligjit të dosjeve është goditja e sistemit të drejtësisë. Pavarësisht nga reagimet kundër këtij ligji, qeveria shqiptare nuk ka lëshuar pe për të ndryshuar qëndrim. Edhe raporterët e KE-së konfirmuan dje, pas takimit me Berishën, se qeveria nuk tërhiqet nga ligji, ndërsa sugjeruan pranimin e ndryshimeve në ligj.
Britania e Madhe dhe Çekia, kundër ligjit të dosjeve
Kundër ligjit të dosjeve janë shprehur dje dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë dhe ambasadorja e Çekisë, që ka presidencën e Bashkimit Europian. Gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës, ambasadori britanik në Tiranë, Frasen Uilson, është shprehur se “ligji i dosjeve është një nga më të këqijtë që ka bërë Shqipëria”. Uilson ka thënë gjithashtu se qeveria nuk ka qenë e vëmendshme për dosjet, pasi nuk ka marrë në konsideratë sugjerimet e ndërkombëtarëve. Ai i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mos e zbatojë ligjin e dosjeve pa u marrë më parë vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Uilsonit, ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe cenon pavarësinë e Gjyqësorit. Ndërsa ambasadorja e Çekisë në Shqipëri, Fialkova, është shprehur se ligji i lustracionit ka nevojë për ndryshime, pasi në të ka paqartësi të theksuara kushtetuese. Fialkova mbrojti gjithashtu edhe nevojën e futjes në fuqi të një ligji të tillë. Ajo kërkoi nga qeveria shqiptare që të marrë parasysh paqartësitë kushtetuese të ligjit dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme. Duke iu shmangur komentit të qëndrimit të kryeministrit Sali Berisha lidhur me këtë çështje, Fialkova tha se ai nuk do të ndikonte integrimin e vendit në BE.
13 Shkurt 2009