Jepini ze mesazheve tuaja te Shen Valentinit me Vodafone!
Eshte Shen Valentin dhe asgje nuk mund te jete me e bukur dhe e gezueshme se kalimi i nje dite ne nje atmosfere te ngrohte me te dashurit tuaj, nen ritmet e vecanta te muzikes, festave, dhuratave te paharrueshme dhe shume surprizave. Vodafone Albania ka pergatitur nje dite te vecante per te festuar diten kushtuar dashurise ne pikat me te frekuentuara te Tiranes. Sot, ne 14 Shkurt, ora 11:00, te Ura e Re prane ish Bllokut, eshte vendosur skena Vodafone e Shen Valentinit, ku DJ-te me te mire do te performojne muzike fantastike per te gjithe ata qe do t'i bashkohen aktivitetit. Pervec muzikes, surpriza, lojra dhe shume dhurata po presin per ata qe do te festojne kete dite. Per te shprehur ndjenjat tuaja ne kete Shen Valentin, Vodafone ofron falas sherbimin Vodafone Mini Call (mesazhe zanore), qe te gjithe te mund t'i japin ze ndjenjave te tyre. Gjate nates dy mbremje Vodafone do te organizohen ne Folie dhe Mad Club, duke u mundesuar te dashuruarve ose atyre qe duan te bien ne dashuri, mundesine per te kercyer, ndjere dhe komunikuar. Vodafone Albania permes zhvillimit te ketyre aktiviteteve gjate dites se Shen Valentinit, mundohet te pasuroje komunikimin mes njerezve dhe t'u mundesoje atyre te shprehin ndjenjat e tyre ne maksimum.