E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja FIFA, Shqipëria zbret -1



Lajme jo të mira nga FIFA për Shqipërinë dhe Maltën. Në renditjen e muajit shkurt 2009, e publikuar nga qeveria e futbollit botëror pikërisht në vigjiljen e ndeshjes, Shqipëria ka humbur një vend në raport me muajin janar 2009, duke zbritur tashmë në vendin e 79-të, me 435 pikë, por me një bonos prej +11 pikësh. Në renditjen e muajit janar ishim në vendin e 78-të, me 424 pikë. Malta e ka pësuar akoma më keq. Nga vendi i 148-të në muajin janar, tashmë, në shkurt, janë në vendin e 154-t, gjashtë vende më poshtë, duke pasur tani 134 pikë. Në Europë, Shqipëria është e 37-ta (ka zbritur një vend), ndërkohë që Malta është e 50-ta (ka zbritur një vend) nga 53 vende që aderojnë në UEFA. Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ndodhet e 12-ta në FIFA (-1 vend), Suedia ka ngjitur 6 vende, tani e 25-ta në FIFA; Danimarka e 34-a në FIFA (+2 vende); Hungaria, kundërshtari ynë i 28 marsit, ka ngjitur 4 vende dhe tani ndodhet në vendin e 43-të. Renditja botërore dhe ajo europiane kryesohet nga Spanja (1693 pikë), Gjermania (1403 pikë) e Holanda (1357 pikë).

RENDITJET E MUAJIT SHKURT 2009

Renditjet në FIFA

Shqipëria e 79-ta
Malta e 154-ra
Vende: 205

Renditjet në UEFA
Shqipëria e 37-ta
Malta e 50-ta
Vende: 53

GRUPI 1

Ekipi FIFA UEFA PIKË LËVIZJA
Portugalia 12 10 1020 -1
Suedia 25 17 780 +6
Danimarka 34 23 724 +2
Hungaria 43 25 629 +4
Shqipëria 79 37 435 -1
Malta 154 50 134 -6

RENDITJET

FIFA
78 Trinidad Tob. -5 vende
79 Shqipëria -1 vend
80 Libia -2 vende

UEFA
36 Islanda +3 vende
37 Shqipëria -1 vende
38 Austri +9 vende

Të gjitha renditjet në muajin shkurt

Shkurt 1993: 86
Shkurt 1994: 93
Shkurt 1995: 106
Shkurt 1996: 91
Shkurt 1997: 118
Shkurt 1998: 102
Shkurt 1999: 91
Shkurt 2000: 79
Shkurt 2001: 76
Shkurt 2002: 97
Shkurt 2003: 100
Shkurt 2004: 90
Shkurt 2005: 82
Shkurt 2006: 82
Shkurt 2007: 87
Shkurt 2008: 73
Shkurt 2009: 79

Lala: “Pas tri javësh jam gati”

Ndërsa Shqipëria luan në Maltë, kapiteni i kuqezinjve, Altin Lala, rinisi stërvitjen me skuadrën e tij gjermane, Hanover, pas gati dy muajsh për shkak të operacionit në hernien diskale. Sipas mediave gjermane, Altin Lala është përsëri “fit”. Por, vetë lojtari shqiptar 33-vjeçar, i cituar nga goal.com në versionin gjermanisht shprehet: “Unë jam duke ecur gjithmonë e më mirë, besoj se kam nevojë për dy apo tri javë për të qenë plotësisht gati. Më mungon ende fuqia dhe shpërthimet”. Lala dëshiron të jetë sa më shpejt në skuadër.

Tifozët e Torinos në mbrojtje të Xhemailit

Tifozët e Torinos i kanë dalë në mbrojtje Blerim Xhemailit, duke kritikuar trajnerin Novelino për aktivizimin e pakët të tij. “Blerim Xhemaili është një kapital për Toron. Është një lojtar i nivelit të lartë dhe për nga grinta e dëshira ka dëshmuar se është një ndër më të mirët së bashku me Abaten”, - shkruhet në sitin tuttomercatoweb.it, në seksionin e Torinos. “Nëse Xhemaili e Samuel luajnë në kombëtaret respektive të Zvicrës e Austrisë, dhe jo të Ishujve Samoa e Tibetit, nuk arrijmë të kuptojmë se përse te Toro njëri nuk gjen vend dhe tjetër është shndërruar në barkë shpëtimi në raste emergjence”, - përfundon shkrimi i tifozëve.

12 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›