Matura 2009. Si do të bëhet vlerësimi i testeve për provimet me detyrim dhe me zgjedhje
Maturantët, përgjigjet që do të vlerësohen me zero pikë. Afati i vendosur për shpalljen e rezultateve të çdo provimi
Jonida Tashi
Testet e provimeve me detyrim dhe me zgjedhje të Maturës 2009 do të vlerësohen me të njëjtin standard. Për vlerësimin e tyre, specialistët e arsimit kanë vendosur të përdorin të njëjtën procedurë që është ndjekur gjatë Maturës 2008. Rregullorja e Maturës Shtetërore 2009 përcakton qartë procedurat që do të zbatohen për vlerësimin e testeve. Kështu, sipas kësaj rregulloreje, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve në provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Sakaq, vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve, ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet jo më vonë se 15 ditë, pas çdo provimi të Maturës.
Skema
Skema e vlerësimit të provimeve do të jetë një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Kështu, çdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme, e dhënë nga nxënësi për çdo kërkesë do të vlerësohet me pikë sipas skemës së vlerësimit. Nxënësi do të vlerësohet me zero pikë kur jep përgjigje të gabuar, kur nuk jep asnjë përgjigje ose kur në pyetjet me alternativa shënjon në më tepër se një alternativë. Pas përfundimit të çdo provimi të Maturës, Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) do të publikojë skemën e vlerësimit të testit. Ndërkohë që, përveç vlerësimit të brendshëm për saktësinë e përgjigjeve, testet e provimit të Maturës do të vlerësohen edhe nga vlerësues të jashtëm. Vlerësues i jashtëm për provimet e Maturës është çdo mësues i shkollës së mesme, pedagog ose specialist me përvojë në mësimdhënie në lëndën që zhvillohet provimi. Drejtori i AVA-s, pas hartimit të testeve, do të emërojë vlerësuesit e jashtëm dhe përgjegjësit e tyre. Sipas rregullores së Maturës, zgjedhja e vlerësuesve të testeve kryhet çdo vit. Kurse numri i vlerësuesve do të përcaktohet në varësi të numrit të testeve që ata do të vlerësojnë dhe kohës së shpalljes së rezultateve të provimit.
Vlerësuesit
Çdo vlerësues i testeve të provimit është i detyruar të vendosë firmën personale në çdo test që vlerëson. Para fillimit të procesit të vlerësimit të testeve, grupi i hartimit të testeve të AVA-s do të trajnojë vlerësuesit e testeve. Ndërsa përsa u përket ambienteve, ku do të punohet për korrigjimin e testeve, është përcaktuar që vlerësimi i tyre të realizohet në mjediset që do të përzgjidhen nga AVA dhe miratohen nga ministri i Arsimit, në kushte të përshtatshme dhe të sigurta. Provimi i çdo maturanti do të vlerësohet nga dy vlerësues. Nëse ndodh që midis dy vlerësuesve të ketë ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, përgjegjësi i vlerësuesve të lëndës do të caktojë një vlerësues të tretë për korrigjimin e provimit, vendimi i të cilit është përfundimtar. Për të evituar gabimet me qëllim ose jo gjatë korrigjimit të provimeve të Maturës, MASH-i do të ngrejë disa grupe monitoruesish të vlerësimit të testeve sipas lëndëve, të cilët në mënyrë të rastësishme do të monitorojnë testet e vlerësuara. Gjithashtu, këto grupe do të shqyrtojnë rast për rast të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Kështu, testet e dyshuara për kopjim do të shqyrtohen nga komisione të posaçme, të ngritura nga MASH-i, të quajtura (KOPOTED). Konkretisht, këto komisione do të shqyrtojnë rast për rast të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Secili KOPOTED është i detyruar të informojë MASH-in për të gjitha parregullsitë që konstaton, pasi vendimi për çdo parregullsi merret vetëm nga Ministria e Arsimit. Përveç mbikëqyrjes nga grupet e monitorimit dhe komisionet e posaçme, procesi i vlerësimit të testeve do të kontrollohet edhe nga përfaqësues të Komitetit të Maturës Shtetërore.
Procedura e sekretimit të testit
Sekretimi i testeve fillon menjëherë pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit.
Procesi i sekretimit të testeve realizohet nga administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit.
Administratori i sekretimit, pasi kryen identifikimin e nxënësit/kandidatit dhe prezencën e tij në listën emërore, realizon ngjitjen e etiketave të kodit të sekretimit(barkodeve) në hapësirat e parashikuara në test dhe në listën emërore.
Gjatë procesit të sekretimit, nxënësi të firmosë pasi të ketë verifikuar ngjitjen e barkodeve në listën emërore dhe në testin e tij.
Administratori i sekretimit ngjit njërën nga etiketat e kodit të sekretimit (barkodit) përkrah emrit të nxënësit/kandidatit në listën emërore dhe etiketën tjetër të barkodit, e ngjit mbi vendin e parashikuar në test.
Për provimet e lëndëve me zgjedhje mund të përdoren barkode treshe.
Përgjegjësi i administrimit të provimit së bashku me administratorët e sekretimit bëjnë mbylljen e kodeve të sekretimit të papërdorura, pas përfundimit të procesit të sekretimit.
Rregullat për sigurimin e kërkesave të testeve
Nënshkrimi i kontratës individuale me çdo person që angazhohet në hartimin e fondit, bankës dhe kërkesave të testit përfundimtar.
Nënshkrimi i deklaratës nga punonjësit e AVA-s për konflikt interesi.
Ruajtja në kompjuter e materialeve të provimeve nga specialistët lëndorë, duke aplikuar elemente sigurie si fjalëkalime të shumëfishta, mungesë komunikimi elektronik dhe në rrjet.
Paketimi me elemente sigurie i materialeve të provimit.
Personat fizikë e juridikë, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me materialet e konsideruar të “klasifikuar”, janë të detyruar të veprojnë në përputhje me rregulloren.
Në rast shkeljeje, ato i kalohen organeve të drejtësisë për ndjekje penale.
Rregullat që do të zbatohen në mjediset e AVA-s
Lejohet hyrja në mjediset e AVA-s vetëm e personave të autorizuar.
Lejohet hyrja në mjedisin teknik vetëm e personave që kanë lidhje me procesin e punës.
Hyrja në mjediset e AVA-s kontrollohet në mënyrë elektronike.
Mjedisi teknik vëzhgohet nga kamera.
Ndalohet qëndrimi vetëm i një individi në mjedisin teknik.
Ndalohet mbajtja e celularëve, mjeteve të tjera të komunikimit dhe gjithçka tjetër që cenon sigurinë e procesit në mjedisin teknik.
Bëhet kryerja e kontrollit fizik gjatë hyrjes dhe daljes së personave në mjedisin teknik.
13 Shkurt 2009