Europarlamentaret: PS, hyr ne Parlament

Zyrtare te larte te Parlamentit Evropian se eshte momenti qe te gjitha partite politike te perfshihen ne te ardhmen evropiane te Shqiperise, duke i bere thirrje ne te njejten kohe Partise Socialiste qe t'i kthehet jetes politike parlamentare. Ne nje prononcim per televizionin kombetar "Klan", kryetari i grupit te Partise Popullore Evropiane, Joseph Daule, deklaroi se eshte e veshtire per te ndertuar demokracine, eshte nje proces formimi. Ai thote se ne shume vende qe kane njohur komunizmin, eshte e veshtire per te mesuar se c'eshte demokracia e vertete. "Demokracia e vertete, eshte qe opozita te beje punen e vet, te beje propozimet e veta dhe te pergatise te ardhmen, pasi opozita nje dite mund te vije ne pushtet, sic ndodh shpesh ne vendet evropiane. S'duhet bojkotuar, bojkoti s'ekziston ne demokraci", vleresoi kryetari Partise Popullore Evropiane. Sipas Daule, kur zgjidhesh nga populli dhe qytetaret, ke nje pergjegjesi dhe duhet te pergjigjesh per te. Ndersa eurodeputeti i grupit te euroliberaleve dhe demokrateve, Jelko Kacin, ne nje prononcim per Tv "Klan", tha se ka shume per te bere per liberalizimin e vizave, keshtu qe nevojiten te gjitha partite. Ai thekson se behet fjale per ceshtje qe prekin te gjithe vendin dhe jo vetem koalicionin qeveritar. Keshtu qe, sipas tij, te gjitha partite e pozites, opozites dhe shoqeria civile duhet te perfshihen ne te ardhmen evropiane te vendit. "Eshte nje proces pjekurie te behesh gati per anetaresimin, ndaj une do te shfrytezoja rastin qe t'i bej thirrje kolegeve ne Shqiperi, qe te kthehen ne Parlament, te marrin pjese ne jeten politike te vendit, per te permiresuar dhe shpejtuar procesin e demokratizimit te vendit dhe te anetaresimit", deklaroi Kacin. Ndersa kryetari i grupit te eurosocialisteve, Martin Shultz shprehu shqetesimin per situaten ne vend, duke theksuar se qeveria dhe opozita jane ne pozite te veshtire. I pyetur nga televizioni "Klan", se pse e mendon dicka te tilla, ai theksoi se vendi ka nevoje per zgjidhje te forta dhe duhet te kete nje perspektive evropiane dhe per kete perspektive evropiane, duhet qe te gjitha partite ne vend qe te gjejne zgjidhje te perbashketa. "Ajo qe bisedova me kryetaren e Kuvendit eshte, se c'mund te bejme ne si socialiste evropiane dhe diskutuam per disa refleksione te perbashketa, por sic u mora vesh dhe me kryetaren, nuk dua t'i bej publike", u shpreh kryetari i grupit te eurosocialisteve. I pyetur se do te influencoje tek socialistet shqiptare, Schultz u shpreh se nuk i takon atij qe te influencoje deputete apo lider partie per ceshtje te brendshme. "Une e informova kryetaren e Kuvendit ne Shqiperi, se socialistet po pergatisin nje konference ne Tirane per situaten ne Ballkan dhe ne do te flasim per situaten e Shqiperise dhe te majtes shqiptare ne kete konference", tha nder te tjera zyrtari i lart i PE.
Kryetari i grupit te PPE: Deputetet duhet t'i pergjigjen zgjedhesve
Kryetari i Grupit te Partive Popullore Evropiane, Joseph Daule, deklaroi dje se eshte e veshtire per te ndertuar demokracine, eshte nje proces formimi. Sipas tij, ne shume vende qe kane njohur komunizmin, eshte e veshtire per te mesuar se c'eshte demokracia e vertete. Ai tha se demokracia e vertete, eshte qe opozita te beje punen e vet, te beje propozimet e veta dhe te pergatise te ardhmen, pasi opozita nje dite mund te vije ne pushtet, sic ndodh shpesh ne vendet evropiane. "S'duhet bojkotuar, bojkoti s'ekziston nê demokraci. Kur zgjidhesh nga populli dhe qytetaret, ke nje pergjegjesi dhe duhet te pergjigjesh per te", deklaroi kryetari i Partise Popullore Evropiane.
Kacin: "Partite dhe shoqeria civile, te perfshihen ne te ardhmen evropiane te vendit"
Eurodeputet i grupit te euroliberaleve dhe demokrateve, Jelko Kacin, u shpreh dje se ka shume per te bere per liberalizimin e vizave per Shqiperine, keshtu qe nevojiten te gjitha partite. Ai theksoi se behet fjale per ceshtje qe prekin te gjithe vendin dhe jo vetem koalicionin qeveritar, keshtu qe te gjitha partite e pozite, opozites dhe shoqeria civile duhet te perfshihen ne te ardhmen evropiane te vendit. "Eshte nje proces pjekurie te behesh gati per anetaresimin, ndaj une do te shfrytezoja rastin qe t'i bej thirrje kolegeve ne Shqiperi, qe te kthehen ne Parlament, te marrin pjese ne jeten politike te vendit, per te permiresuar dhe shpejtuar procesin e demokratizimit te vendit dhe te anetaresimit", apeloi Kacin.
Shulz: "Socialistet evropiane, konference ne Tirane per zhvillimet ne Ballkan"
Kryetari i grupit te eurosocialisteve, Martin Shulz, shprehu dje shqetesimin per situaten ne vend dhe vleresoi ne te njejten kohe se qeveria edhe opozita jane ne pozite te veshtire. Sipas tij, vendi ka nevoje per zgjidhje te forta dhe duhet te kete nje perspektive evropiane dhe per kete perspektive evropiane, duhet qe te gjitha partite ne vend qe te gjejne zgjidhje te perbashketa. "Nuk me takon mua qe te influencoj deputete apo lider partie per ceshtje te brendshme. Une e informova kryetaren e Kuvendit ne Shqiperi, se socialistet po pergatisin nje konference ne Tirane per situaten ne Ballkan dhe ne, do te flasim per situaten e Shqiperise dhe te majtes shqiptare ne kete konference".