"Mbreterite" e ujit lirojne Shkodren
Shkoder- "Mbreterite" e ujit po humbasin dale nga dale pushtetin mbi Shkodren. Reniet e prurjeve ne Fierze dhe shkarkimeve, kane permiresuar ndjeshem situaten ne zonen e qytetit dhe te Nenshkodres. Ministria e Brendshme raportoi dje, se ne zonen urbane uji ka humbur terren deri ne nje meter, duke liruar 50 ha toke dhe 30 banesa, kurse ne zonat rurale ka renie te ndjeshme te nivelit dhe permiresim te situates. Megjithese numri i te evokuarve nuk ka levizur, siperfaqet e tokes te zbrazura nga uji kane shkuar ne 2060 ha dhe 480 shtepi qe tashme jane te lira. Ndryshime nuk ka pasur ne komunat Dajc, Velipoje, Ana e Malit dhe Rrethina, kurse ne Gurin e Zi rrjedha e ujit nuk ekziston me dhe zona eshte fshire nga harta e permbytjeve diten e djeshme. Po keshtu dhe liqeni i Shkodres eshte terhequr nga qyteti, por eshte rritur numri i te evokuarve me 25 persona me shume, kryesisht ne komunat ku niveli i ujit nuk ka rene ende.
Ndryshimet
Komiteti Nderministror per Emergjencat Civile ka kryer verifikime ne terren, diten e djeshme me grupet e punes. Deri ne oret e pasdites jane konstatuar ulje te ndjeshme te nivelit te ujit dhe terheqje te liqenit nga qyteti i Shkodres. Per pasoje jane liruar mbi 2 mije ha toke dhe rreth 500 shtepi, qe jane hequr nga harta e permbytjeve, ndersa eshte vene re nje zbutje e prurjeve te lumit Buna qe ka qene tejet i fryre deri diten e merkure. Ministria e Brendshme raportoi dje se ne Shkoder jane liruar 50 ha toke dhe 30 shtepi, ndersa eshte permiresuar gjendja ne lagjet "Ajasem", "Kiras", "Salo Halili", "Xhabije", "Livadhe", "Bahcallek" dhe "Tophane". Po keshtu permiresimi me i ndjeshem diten e djeshme ka qene ne Gurin e Zi, ku jane liruar nga uji 1 mije ha dhe 210 shtepi, po aq sa figuronin edhe ne harten e permbytjeve. Specialistet e konsideruan kete komune te liruar plotesisht. Nje tjeter komune ku ka pasur permiresime ka qene ajo e Berdices, me 500 ha toke dhe 188 shtepi, Bushati, me 500 ha dhe 50 banesa dhe ne fund komuna Qender e Malesise se Madhe, me 10 ha dhe 2 banesa. Ne total siperfaqja e liruar eshte 2.060 ha toke dhe 480 shtepi.
Problemet
Por diten e djeshme nuk ka pasur renie te siperfaqeve te permbytura ne komunat Velipoje, Dajc, Ana e Malit dhe Rrethina. Uji ende ka mbajtur te "pushtuara" siperfaqe te tera dhe shtepi. Ministria e Brendshme deklaroi se dje, ishin te permbytura ne total 9.340 ha toke, 2169 shtepi, ndersa ishin evakuuar 5173 persona. Gjate dites se merkure shifrat ne total kane qene 11400 ha toke, 2649 banesa dhe te evakuuar 5148 banore. Dje jane evakuuar edhe 25 persona te tjere nga zonat me problematike te permbytura, si Dajci apo Velipoja.
Ndryshimet:
Shkoder, 50 ha dhe 30 banesa te liruara nga permbytjet
Berdice, 500 ha dhe 188 shtepi te liruara nga uji
Guri i Zi, 1 mije ha dhe 210 banesa te liruara
Bushat, 500 ha dhe 50 banesa te liruara
Qender, 10 ha dhe 2 banesa te liruara
Dajc, Rrethina, Velipoje dhe Ana e Malit, nuk kane ndryshime
Gjithsej, 2060 ha dhe 480 banesa te liruara nga uji