E Diel, 1 Nëntor 2026

Formula e Pa-Gezimit

Kleriku i urte Pal Engjelli do kishte bere cudi nese do dinte se shekuj me vone pasi ai shkroi Formulen e Pagezimit ne shqip, fjalia hyjnore do sherbente per te trajtuar sjelljen e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama kur Shqiperia nen protektoratin e plote te Natyres duke perfshire motin dhe njerezit u gjend ngushte ne jave plot ankth. Na ndajne afer pese muaj nga vendimmarrja e Brukselit, per te lejuar shqiptaret qe te udhetojne pa viza ne Bashkimin Evropian dhe qeveria evropiane eshte duke matur indikatoret e reagimit te vendit tone. Kam vene re se shume te rinj ne grupin parlamentar te Partise Socialiste kane bojkotuar vetveten, duke kerkuar ridimensionimin profesional jashte parceles politike ku i ka perfshire kryetari i tyre pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Ata kane hedhur aksionet e tyre shumevjecare ne bursen e Kuvendit, me shpresen se ne debatin parlamentare, me pjesemarrjen e dijeve te tyre ne matjet e shumta ligjore, ekonomike, sociale, do te sherbenin pozitivisht,si nje tregues ndryshimi ne cilesine e prurjes partine me te madhe opozitare. Kane qene te rralla e fort te largeta ne dite reagimet e Xhuvanit, Seserit, Bushatit, Kodhelit, e eshte rikthyer Erion Brace, Taulant Balla, e Sajmir Tahiri. Njeheresh nuk ka fort prani dhe ekspertize por dhe performance te deputeteve qe Mendojne Ndryshe e kane thene se do te veprojne po ndryshe per te hyre ne parlament ndryshe nga vendimi deritanishem. Pra mungon politikisht ne PS, Blushi Harasani, Malaj, Islami, Bello, por nuk duken as Xhafa e Ruci, dora e forte e mbeshtetjes se Rames. Kane ndodhur ne ditet e fundit ngjarje politike qe nuk duhen neglizhuar, ngjarje qe duan te thone shume per ne por qe njeheresh jane deklaruar per tu degjuar nga aktoret qe mbajne Partine Socialiste jashte marrjes zyrtare te mandateve te deleguara nga vota ne zgjedhjet e pergjithshme te qershorit. Nje numer i madh europarlamentaresh ne kete faze te vemendjes intensive ndaj Shqiperise pas ftesave, kritikave, mesazheve, thirrjeve te shumeperseritura ndaj Edi Rames qe te kthehet ne parlament, kane ashpersuar tonet. Doris Pack tha se deputetet socialiste duhet te marrin vendim per te mos udhetuar ne rrugen individuale te Rames, por te permbushin misionin e tyre parlamentar, ne sallen ku zhvillohen ngjarjet politike. Dje disa europarlamentare te tjere te majte e te djathte u shprehen te shqetesuar se bojkoti ishte mjeti i vetem qe PS nepermjet kryetarit po e shnderron ne institucionin e vetem komunikues me detyrat e shumta qe jane per tu zgjidhur. Ngjante e vjeter deklarata e freskuar rishtas nga nje prej europarlamentareve se "ne vendet ku ka kaluar komunizmi eshte veshtire te kuptosh parimet e demokracise se vertete.." dhe ftesa per te arnuar pozitivisht sjelljen ishte per kryebojkotuesin qe mban pushtetin lokal dhe opoziten larg detyres kushtetuese. Perfaqesuesi europarlamentar socialist Martin Shultz tha se takimet ne Tirane do ta shqyrtojne shume me seriozisht braktisjen e Kuvendit nga ata qe jane votuar per te marre pjese aty. Kurd he detajet bejne diferencen ne muajt e mbetur deri ne korrikun e vendimmarrjes per liberalizimit te vizave, kryetari i Komisionit te Jashtem te PE-se, Gabriele Albertini Albertini na thote se "Te mos pranosh rregullat, sic ben opozita me qendrimin e saj eshte te refuzosh demokracine" Sigurisht brenda mesit te ketij viti, ne vere, do te mbyllet procesi i liberalizimit te vizave per Shqiperine..." Kjo shuan iluzione te reja e te vjetra se qeveria "Berisha" mund te deshtoje ne daten e madhe te levizjes se lire. Shqetesimi serioz i Brukselit u perforcua ne deklaraten e Albertinmit qe tha se zgjedhjet jane certifikuar nga komuniteti nderkombetar dhe forcoi me kete qendrimin e Presidentit te Parlamentit Europian Buzek se, "mazhoranca qeveris dhe opozita kontrollon" duke qartesuar modelin mbareboteror qe bazuar ne shtetin e se drejtes, ne ndarjen e pushteteve, ku drejtesia e ka marre nje vendim, thuhet dhe veprohet qe pushteti politik nuk mund te dale mbi pushtetin e drejtesise. Duke mos vepruar keshtu si eshte shkruar ne kete formule te re te Pagezimit Evropian Shqiperia nuk mund te shkele rregullat e shtetit te se drejtes dhe te largohet nga Europa. Mbeshtetja evropiane nuk ka ardhur me kuti ku mblidhen para, por me kuti ka ndihma ushqimore e rrobash, per banoret e zones se permbytur te qarqeve Shkoder, e Lezhe, e ketu duhet thene me ze te larte se nuk ka as reshje politike nga qielli as para socialiste e demokrate, por solidaritet mbarekombetar. Dhe per te mos harruar nje tjeter lajm te rendesishme ate te deklarates se Philippe Le Houérou zevendespresidentit te Bankes Boterore qe duke folur per nje nder projektet me te debatuara, ate te zhvillimit te zonave bregdetare dhe konkretisht per prishjet ne Jale, perjashtoi ekzistencen e korrupsionit brenda Qeverise dhe pranoi se gabimi ka qene i Bankes Boterore duke rrezuar keshtu publikisht e zyrtarisht miliona akuza te Partise Socialiste qe ndertoi nje qender zeri, e qender shtypshkrimi me Teme te perditshme duke thirrur se kjo ishte veper korruptive e familjes Berisha. Kjo ishte hapja e kutise se genjeshtres se ndertuar me aq shume zhurme nga Partia Socialiste me urdher te Rames, ndaj kryebashkiaku ngjan se eshte krejt i pafat me hapje kutish, qe ngjallin shume here me teper interes per qytetaret kur hapen ne "Klan" se sa pas me shume se gjashte muajsh ne KQZ.
Ndoshta duhet kthyer 548 vjet mbrapa per te marre nje pergjigje perendimore, pasi gjendeshim atehere atje per te gjetur pergjigje te urtia e Kryepeshkopit te Durresit, Pal Engjelli, mik e bashkepunetor i Skenderbeut ne vitet 1417-1469. Ne qarkoren e tij ne nje kishe ne Mat me 8 nentor 1462 duke thene shqip ne kete ceremoni nder te tjera " Formulen e pagezimit"....Un te pagezonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt". Ai tha Ne emer te Atit Birit e te shpirtit te Shenjte...shkroi shqip per here te pare Pal Engjelli ne vitin 1462, dhe ka 548 vjet qe shqiptaret pa u ndare ne perkatesi fetare thone perjetesisht Amen, ose Amin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›