E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet skadojne me 6 mars

Nje prononcim medioker, por edhe skandaloz ne argumentet, e bera ditet e fundit ne media, lidhur me debatin e perfundimit ose jo te mandatit te deputeteve socialiste me 6 mars te ketij viti, krahas keqardhjes profesionale per "juristin", me dhane edhe shtysen te hyj ne kete debat, ndonese thelle-thelle nuk ia vlen. Them nuk ia vlen, sepse druaj se nuk do te them ndonje gje te re nderkohe qe definicionet Kushtetuese dhe ligjore, apo edhe prononcimi i konstitucionalistes Anastasi per ceshtjen ne fjale, jane saktesisht te sakta dhe te qarta. Madje jam edhe i bindur se nuk ka nevoje as per nisma interpretuese. Ne kete kuptim lexuesin e thjeshte e mirekuptoj ne qofte se do te merzitet nga perseritja e rendomte e referencave ligjore, e cila ndonese krijon nje ndjenje te tille, eshte e domosdoshme.
A skadojne apo jo mandatet e disa deputeteve me 6 mars 2010?
Me sakte duhet thene a mbarojne ose a jane te pavlefshem. Data 6 mars 2010 perkon me periudhen 6-mujore nga data 5 shtator 2009 i Kuvendit te Shqiperise i legjislatures 17, ka bere konstituimin dhe deputetet e pranishem pasi kane bere betimin, kane legalizuar fillimin e veprimtarise se tyre parlamentare. Ne kete kuptim akti i betimit ne Kuvend nuk eshte formal sic shprehet deputeti i vjeter zoti P.Majko. Procedura eshte formale ne sensin e ceremonise dhe solemnitetit, por ne permbajtje, vete formula e betimit te "ngarkon me peshen e madhe" te zbatimit te Kushtetutes dhe te ligjeve, dhe perfaqesimit ndershmerisht te interesave te popullit. Kjo do te thote qe akti i betimit eshte fillimi i veprimtarise se deputetit dhe jo mbarimin e saj.
Kushtetuta e Shqiperise mandatin e deputetit, po ta shohim me kujdes, e lidh me dy nocione te qenesishme. Ne nenin 71/1 te Kushtetutes thuhet se "Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga Komisioni perkates i Zgjedhjeve." nderkohe ne nenin 72 thuhet "...fillimi i ushtrimit te mandatit behet pas betimit ne Kuvend".
Pra mandati i 140 deputeteve te shpallur fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne muajin gusht 2009 ka filluar ne kete periudhe. Nderkohe deputetet nuk e kane filluar ende te drejten e ushtrimit te mandatit ne kuptimin e plote te fjales, pra te ushtrimit te funksioneve sepse ky moment kondicionohet ne ligjin themeltar, me berjen e betimit. Ne daten 5 shtator 2009 ku 140 deputetet e zgjedhur u thirren per te bere vec te tjerave edhe betimin, 64 prej tyre nuk u paraqiten dhe ende qe nga ajo dite nuk jane paraqitur per te realizuar kete detyrim Kushtetues. Pas kesaj mungese fizike qe ka krijuar deficence te rendesishme me ligjin, ne thelb jo vetem proceduriale, te munguarit edhe jane, por edhe nuk jane deputete me te gjitha cilesite qe iu jep formulimi Kushtetues i parashikuar ne nenin 72. Nje vendim interpretues i Gjykates Kushtetuese per kete pozicion ende te palegalizuar si deputet, u jep atyre vetem mbrojtje nga ndjekja penale, pra imunitetin, por vetem kaq. Nderkohe ushtrimi dhe veshja me mandatin e deputetit eshte e lidhur me nje game te gjere detyrimesh pas kryerjes se betimit, qe fillon me veprimtarine legjislative, votimin e ligjeve, zgjedhjen e organeve te ndryshme, nismat ligjore, kontrollin parlamentar etj, te gjitha keto detyrime te parashikuara ne nje kre te posacem sic eshte Kreu i trete i Kushtetutes.
Deri tani te 64 deputetet te munguar ne betim, ndonese si te zgjedhur, kane marre mandatet, nuk kane filluar te ushtrojne funksionet e mesiperme pasi kane munguar per afro 5 muaj rresht ne Kuvend. (ligji thote mungese pa arsye)
A jane me apo pa arsye mungesat e 64 deputeteve ne Kuvend?
Dallimi i koncepteve ligjore "pa arsye" nga ai "me arsye" ka te beje me ate qe dukshem deputetet kane shprehur hapur e publikisht "nuk vijme ne Kuvend jo se nuk kemi mundesine fizike, apo pengesa te tjera, por te hapen me pare kutite"!!!
Kete kushtezim absurd, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon si mungese te arsyeshme. Mungesa per kete arsye eshte thjesht subjektive dhe buron vetem nga motive politike. Pra eshte zgjedhur bojkoti si qendrim subjektiv i paarsyetuar. Vetem nje arsye madhore qe nuk varet nga deshira apo vullneti i deputetit ne ushtrimin e veprimtarise se tij, por jo per nje kohe me te gjate se 6 muaj, thote ligji themelor, e ben ate te arsyeshme. Ne kete kuptim deputetet e munguar ne Kuvend deri tani nuk e kane te perligjur apo te justifikuar arsyen e mungeses.
Kur mbaron mandati i 64 deputeteve te munguar ne Kuvend pa arsye?
Shpjeguam me lart se 64 deputetet e munguar e kane marre mandatin, por ata nuk e kane filluar ushtrimin e funksioneve te tyre, sepse ende nuk kane bere betimin. Disa prej ketyre deputeteve apo vete lideri i tyre politik, kane deklaruar se "ata nuk do te futen ne Kuvend, se nuk do ta bejne betimin jo vetem brenda 6 muajve, por deri ne fund, me qellimin qe ai te kaloje ne krize e te shperndahet".
Kushtetuta i ka bere te njohura dhe i ka parashikuar rastet kur shperndahet Kuvendi, por nderkohe neni 71 pika 2 ka parashikuar edhe rastet kur mbaron apo eshte i pavlefshem edhe mandati i deputetit.
Ne dy prej rasteve te nenit 71, ky mbarim i mandatit eshte i kondicionuar, a) kur nuk ben betimin dhe d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend.
Ne rastin e pare, mbarimi i mandatit eshte i lidhur me momentin e kryerjes se betimit, thirrjes per betim, aktit te betimit, "para ushtrimit te mandatit deputetet bejne betimin" parashikon Kushtetuta. Kete moment, akti themelor qe rregullon veprimtarine e Kuvendit dhe qe eshte miratuar unanimisht me konsensus nga te gjithe deputetet e forcave politike, Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar ne nenin 4 te saj "Pas verifikimit te mandateve deputetet ftohen te bejne betimin sipas formules se miratuar" me poshte : Deputetet deklarohen nje nga nje "Betohem". "Ata qe mungojne ne seancen kur kryhet betimi, betohen ne seancen me te pare qe marrin pjese" - shprehet Rregullorja e Kuvendit.
Cfare ka ndodhur ne rastin konkret me 64 deputetet te cileve Komisioni i Verifikimit te Mandateve pasi u ka legalizuar rregullsine e mandateve, ata kane munguar diten e thirrjes per te bere betimin?
Logjika e kuptimit te neneve 71 dhe 72 te Kushtetutes, por edhe e neneve 4 e vijues te Rregullores se Kuvendit thote se " Ndonese ata kane marre mandatin e deputetit, por nuk kane bere betimin, sjell per pasoje te te mos kene cilesi te plota per te funksionuar, madje ky grupim nuk ka konstituuar as grupin parlamentar, sepse ky i fundit deklarohet ne seance. Ky grupim nuk ka as organet e zgjedhura qe funksionojne sipas procedurave qe parashikon Rregullorja e Kuvendit, sepse keta deputete deri tani jane "betuar" te mos betohen.
Por ta zeme se oportuniteti politik, ndonese ne kushtet e refuzimit te berjes se betimit ka bere te mos zbatohet kerkesa e ligjit per shpalljen te pavlefshem te 64 mandatave. Cfare do te ndodhe me ta kur ky afat do te kaloje 6 muaj ?
Ne kete rast mungesa pa arsye per me shume se 6 muaj ne Kuvend do te jete, apo do te ndjeke rrugen e precedenteve te meparshem. Deputeti I. Lleshi ne legjislaturen 2001 - 2005 mungoi me shume se 6 muaj ne Kuvend, pa arsye. Ne zonen e tij, per shkak te sistemit maxhoritar, u riperseriten zgjedhjet. Mandati i tij u shpall i pavlefshem.
"Afati 6 mujor i mungeses fillon nga dita qe deputeti ben betimin" arsyeton juristi - filozof i PS, duke i mbajtur te 64 deputetet me gajret. Sipas kesaj alkimie antikushtetuese deputet mund te jesh edhe po te qendrosh ne shtepi po te duash e sa te duash. A mund te funksionoje dhe te ndertohet shteti dhe organet e tij sipas kesaj logjike? Vetem nje mendje e coroditur ligjerisht, qe kerkon te nxjerre perfitime politike e te shpik kriza institucionale, mund ta arsyetoje keshtu duke e kthyer kete ne nje fenomen vetem shqiptar, qe nuk ka Kushtetute ne bote qe e parashikon apo zgjidh.
Duke iu larguar moralizimeve, do te thosha vetem kaq. Qe ne hartimin e saj fryma qe pershkon Kushtetuten e Shqiperise eshte se deputetet zgjidhen e marrin mandatet e tyre per te perfaqesuar popullin ne Kuvend, per te realizuar funksionet e tyre. Nuk mund te mendohet kurre e kunderta. Edhe bojkoti apo largimi nga Kuvendi, si levizje politike e perkohshme, behet pasi futesh nje here ne Kuvend, pasi merr pjese ne konstituimin e tij, pranon te behesh deputet, nderton strukturat, mazhorancen apo opoziten parlamentare.
Cfare do te ndodhe me 6 mars ne rast se vete deputetet e munguar e kane paracaktuar fundin e tyre ligjor?
6 marsi i ketij viti eshte data e fundit e skadimit te mandateve te deputeteve qe kane munguar pa arsye. Ne seancen e 6 marsit, Kuvendi i Shqiperise pasi te kete paranjoftuar thirrjen e fundit e individualisht te cdo deputeti qe ka munguar deri ne ate date per te bere betimin, detyrohet te bejne njoftimin e mbarimit te mandatit te tyre. Do t'i sugjeroja Kryetares se Kuvendit qe ne zbatim te Rregullores paraprakisht te vinte ne levizje Komisionin e Mandateve dhe Rregullores per kete ceshtje, pasi eshte po ky komision qe shpall mbarimin apo pavlefshmerine e mandateve dhe njofton Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per cdo deputet.
Eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organ i cili mbeshtetur ne dispozitat e Kodit Zgjedhor, ben zevendesimin e mandateve te pavlefshem me mandate te reja sipas procedurave qe ka parashikuar Kodi Zgjedhor, procedure e cila praktikisht nuk krijon handikap apo bllokime te metejshme te Kuvendit.
Shpresoj qe situata te mos degradoje nga deputetet e munguar deri tani, deri ne kryerjen e procedurave zevendesuese, sepse kapricot politike te dikujt nuk duhet te kthehen ne epidemi kolektive harakiri, pasi populli atyre iu ka besuar, por edhe iu ka dhene shansin qe te quhen deputete te popullit.
Vete teksti i betimit te deputetit ne Kuvend t'i frymezoje ne qendrimin e tyre, pasi ai fillon duke u bere thirrje nderit dhe ndergjegjes se tyre...
Anetar i Komisionit te Hartimit te Kushtetutes dhe i Rregullores se Kuvendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›