Ibrahimi, firmos ne Bundeslige me Shalke '04
Besart Ibrahimi, futbollisti shqiptar i Maqedonise kaloi ne radhet e Shalke '04, gjate dites se djeshme. 23-vjecarit i eshte afruar nje kontrate qe do te zgjase per tre vjet e gjysme, deri me 30 qershor te viti 2013. Kontrata e tij me Renovan do te skadonte ne fund te ketij sezoni. Ibrahimi, i cili shenoi 13 gola ne 26 ndeshje, ne kampionatin maqedonas gjate edicionit te kaluar eshte edhe lojtar i kombetares se Maqedonise, me te cilen ka luajtur deri tani pese ndeshje. "Ai do te na sjelle me shume siguri per sukses dhe gjithashtu i perket nje lojtari te se ardhmes", - theksoi Feliks Magat, pas nenshkrimit te kontrates me lojtarin ne fjale. Ibrahimi eshte firma e gjashte e Shalkes per transfertat e dimrit. Skuadra e Bundesliges gjermane ka nenshkruar me Rexhinusen, Edu, Per, Kluxh, duke forcuar ndjeshem ekipin, ne prag te fazes se dyte te kampionatit gjerman.