E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miletiç, kryesues i Këshillit për Komunitete

Petar Miletic nga Partia Liberale Serbe është zgjedhur të mërkurën kryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete, që funksionon pranë Zyrës së Presidentit të Kosovës.

Menjëherë pas zgjedhjes, Miletic ka deklaruar se qëllimi i tij kryesor do të jetë përfaqësimi i interesave të të gjitha bashkësive, të cilat janë të përfaqësuara në Këshillin Konsultativ.

Ai gjithashtu tha se para Këshillit ka shumë punë në mbrojtjen e interesave të komuniteteve, që nganjëherë nuk janë të përfaqësuara mirë dhe se Këshilli Konsultativ për Komunitete është vendi ku mund të shtrohen problemet dhe brengat dhe së bashku me institucionet e Kosovës të zgjidhen ato.

Në takimin e djeshëm janë zgjedhur edhe dy zëvendëskryesuesit e Këshillit, Cerim Bajrami nga komuniteti boshnjak dhe Kujtim Paçaku nga komuniteti rom.

Gjithashtu, është formuar Grupi punues për adresimin e çështjeve të komuniteteve në strategjinë legjislative për vitin 2010, si dhe Grupi për adresimin e çështjeve të arsimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›