Berisha, me banorë të shpërngulur: Do të kompensoheni një më një

Dua
tju garantoj se çdo dëmtim i krijuar nga ujërat, duke filluar nga lodrat e
këtyre vogëlushëve, tek librat, orenditë dhe çdo gjë tjetër, deri te të
mbjellat dhe gjithçka që ju ka ndodhur, qeveria do ta kompensojë
Shkodër, 13 Janar NOA Update - Dua tju
garantoj se çdo dëmtim, i krijuar nga ujërat, duke filluar nga lodrat e këtyre
vogëlushëve, tek librat, orenditë, dhe çdo gjë tjetër, deri tek të mbjellat dhe
gjithçka që ju ka ndodhur, qeveria do ta kompensojë.
Këtë garanci dha sot kryeministri Sali
Berisha, kur menjëherë pas mbledhjes së qeverisë së zhvilluar në Bashkinë e
Shkodrës, u takua me banorë të shpërngulur nga zonat e përmbytura, të cilët
janë strehuar në ambientet e hotel "Rozafa".
Duke përshkruar në këmbë rrugën drejt hotel
"Rozafa", Kryeministri u përshëndet
përzemërsisht me qytetarët, të cilët e falënderuan atë për
mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që qeveria u ka dhënë në këto momente
të vështira për ta.
Me projekte madhështore dhe përkujdesje
maksimale do të bëjmë çdo gjë që ujërat të jenë mrekullia e Shkodrës dhe të mos
shndërrohen në përmbytje dhe fatkeqësi, - premtoi Kryeministri.
Duke iu drejtuar banorëve të evakuuar, Berisha
theksoi se qeveria ka qenë në çdo moment në ndjekje të situatës, si dhe i
siguroi banorët se do të bëhet çdo gjë për të dëmshpërblyer të gjitha dëmet e
krijuara nga përmbytja.
Së pari, dua tju siguroj se çdo minutë dhe
çdo orë kemi qenë dhe jemi me dhimbjen tuaj. Së dyti, dua tju garantoj se çdo
dëmtim i krijuar nga ujërat, duke filluar nga lodrat e këtyre vogëlushëve, tek
librat, orenditë dhe çdo gjë tjetër, deri te të mbjellat dhe gjithçka që ju ka
ndodhur, qeveria do ta kompensojë. Unë tani po vij nga një mbledhje qeverie, të
cilën e zhvilluam sot në Shkodër. Projekte shumë të mëdha do të nisin për
qëllime të shumëfishta.
Shefi i qeverisë pohoi se sot Livadhet janë
ende nën ujë, por siguroi se shumë shpejt, me fillimin e punimeve për
by-passin, i cili do të jetë edhe by-pass edhe argjinaturë, lagjja do ti largohet
me shpejtësi të madhe përmbytjeve.
Sot nisi thellimi i Bunës, që është një
thellim për emergjencë, por që ne do të hartojmë projektin dhe do ta bëjmë të
plotë atë. Jam jashtëzakonisht i frymëzuar dhe i inkurajuar nga qëndrimi i
juaj, - tha Berisha.
Në këtë kuadër, ai u tha banorëve se këtë
fatkeqësi reale natyrore ju e përballuat me guxim, kurajë, vendosmëri dhe
shkallë të lartë qytetarie.
Të gjitha këto kanë bërë që në Shqipëri dhe
kudo të ketë një simpati dhe solidaritet të madh për ju. Shpresoj që sa më
shpejt të evakuohen ujërat dhe ne do të bëjmë çdo gjë për evakuim të shpejtë të
tyre, - theksoi kryeministri.
Më tej, Berisha u interesua edhe për
kushtet në të cilat po trajtohen banorët e shpërngulur në mjediset e vëna në
dispozicion nga qeveria.
Banorët u shprehën të kënaqur, me kushtet që u
janë ofruar, me ushqimin e bollshëm dhe mikpritjen e gjithanshme që është
ofruar.
Jam 55 vjeç dhe mbaj mend edhe përmbytjen që
ndodhi në 1963, si dhe shumë përmbytje të tjera që na kanë ndodhur, - iu
drejtua kryeministrit një banor i Bahçallëkut, një prej lagjeve më të dëmtuara
të qytetit të Shkodrës. Por dua tjua falënderoj, pasi asnjëherë nuk na janë
gjendur pranë si kësaj radhe, me këtë ndihmë të jashtëzakonshme.
***
Po sot, një numër i madh mësuesish dhe nxënës
të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës, kishin ardhur për tiu gjendur
pranë familjeve të evakuuara nga përmbytja.
Kryeministri Berisha iu bëri me dije banorëve
të lënduar nga kjo fatkeqësi natyrore se qeveria është e angazhuar maksimalisht
në kapërcimin e pasojave të përmbytjes, por edhe për t'i dhënë fund një
herë e mirë kërcënimit të Shkodrës nga ujërat, përmes projekteve madhore.
Ne do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer këto
pasoja. Dhe do të bëjmë gjithçka tjetër, me projekte shumë të mëdha dhe shumë
të kushtueshme, për ti bërë sa më minimale pasojat, - tha Berisha.
Duke pohuar se ujërat e shumtë, terreni i
Shkodrës, kërkojnë një përkujdesje të madhe, që të mos mund të shndërrohen
në fatkeqësi, Berisha u tha banorëve: Do të bëjmë gjithçka, si me thellimin e
Bunës, një projekt ndër më të kushtueshmit dhe më madhështorët për vendin; me
by-passin që nuk do të jetë më një rrugë e zakonshme, por do të jetë një
argjinaturë e ngritur për tju mbrojtur nga liqeni dhe çdo gjë tjetër, në
mënyrë që ujërat të jenë mrekullia e Shkodrës dhe të mos shndërrohen në
përmbytje dhe fatkeqësi, theksoi Kryeministri Berisha.
r.d/e.r/NOA