E Diel, 1 Nëntor 2026

Europë, inflacioni në nivelin më të lartë të 16 viteve

31 Mars – Inflacioni në Europë është rritur me ritmin më të madh të 16 viteve të fundit, duke kaluar dhe kufijtë e vendosur nga Banka Qendrore Europiane (ECB). Rritja e çmimeve në eurozonë, reflektohet edhe në ekonominë shqiptare, pasi shumica e tregtisë dhe importeve vijnë nga vendet e eurozonës.

Inflacioni i cili mat çmimin konsumator në eurozonë, është rritur në 3.5% këtë muaj, niveli më i lartë që prej vitit 1992. Të dhënat janë bërë të ditura nga Zyra e statistikave të BE-së në Luksemburg. Inflacioni është më i lartë se sa niveli 3.3 % i parashikuar nga 36 ekonomistë të pyetur në një studim të Bloomberg. Një tjetër raport ka treguar se besimi konsumator ka rënë më shumë se sa pritej nga ekonomistët.

Mendohet se inflacioni është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e kostove të kompanive. Një anëtar i këshillit mbikëqyrës të ECB, Erkki Liikanen tha sot se inflacioni ka ‘minuar’ rritjen ekonomike. Në këtë rast rritet dilema për të ulur normën bazë të interesit nga ECB, megjithëse ende nuk ka ndonjë lajm të tillë.

Euro është forcuar pas raporteve për inflacionin deri në 1.5834 kundrejt dollarit. Rritja është 0.2%.

Euro është forcuar me 11% kundrejt dollarit në gjashtë muajt e fundit, duke i bërë mallrat në euro-zonë më pak konkurruese, dhe çmimet e naftës kapërcejnë 100$ për barrel.

Forcimi i euros sjell rritje të çmimeve edhe në Shqipëri. Shumica e importeve në vendin tonë vijnë nga vendet e eurozonës. Rritja e mallrave atje do të thotë edhe një rritje e çmimeve në vendin tonë.

Një anëtar drejtues i ECB-së, Alex Ëeber tha në datën 28 Mars se ka më shumë shance për rritje se sa për ulje të normës bazë të interesit. Rritja është e madhe, por ECB do të veprojë vetëm nise do të kërcënohet stabiliteti i çmimeve- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›