Fier- Atentat kryekomunarit, plagosen 4 persona te tjerë
Një atentat në Frakull të Fierit kundrejt kryetarit të kësaj Komune ka lënë të plagosur 4 persona të tjerë. Mësohet se vetë kryetari Viktor Cervanaku i ka shpëtuar të shtënave por nga ky atentat ka mbetur i plagosur një polic me emrin Vladimir Aliaj, i cili në atë moment ishte nën shoqërinë e kryekomunarit, si dhe xhaxhai i këtij të fundit.Fatkeqësisht nga kjo ngjarje edhe dy kalimtar të rastit janë plagosur lehtë. Policia ka mbërritur në vendgjarje duke bërë të mundur arrestimin e atentatorit. Ai rezulton të jetë shtetasi Dashnor Kapaj. Mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes tyre, lidhur me një çertifikatë pronësie.