E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbikalimi i Vorës, nënshkruhet marrëveshja për financim

Nënshkruhet marrëveshja e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Kuvaitian për Zhvillimin Ekonomik Arab, për Financimin e Projektit “Mbikalimi i Durrësit dhe Nyjes Rrugore të Vorës”, me huanë prej 14.3 milion EURO. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ridvan Bode, ministër i financave nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Fondit Kuvaitian për Zhvillimin Ekonomik Araba z. Hesham Al Ëaqayan. Kjo marrëveshje ka për qëllim  lehtësimin e lëvizjes së trafikut në segmentin rrugor Durrës-Vore që është pjesë e korridorit të rëndësishëm Durrës-Morinë, duke përmbushur kështu kërkesat e trafikut në këtë Korridor. Mbikalimi i Durrësit fillon nga dalja e mbikalimit të Shkozetit ne Autostradën Tirane – Durrës dhe përfundon duke arritur ne Mbikalimin e Plepave. Projekti i Mbikalimit të Durrësit përfshin ndërtimin e rreth 5 km  superstrade me 4 korsi kalimi.Projekti parashikon ndërtimin e rrethrrotullimit te ri të Shkozetit dhe te tre rrethrrotullimeve të reja ne pikat lidhëse me rrugët  transversale, nënkalim e trasesë hekurudhore si edhe degëzimet që e lidhin mbikalimin me Portin e Durrësit dhe kodrat e Rrashbullit  (Rruga ekzistuese Durrës - Vore) dhe që janë ne total 2 km rrugë me katër kalime. Kostoja e këtij projekti arrin ne 11.4 milion euro.Nyja rrugore e Vorës (Vora Interchange) ka për qëllim disiplinimin e trafikut dhe përfshin ndërtimin e rrugëve paralele ne një gjatësi prej 3 km, në një brez rrugor në një gjatësi rreth 2km që shtrihet ne Superstradën Tiranë-Durrës, së bashku me rrugët dytësore, rrethrrotullimet, nënkalimet dhe mbingritjen, rakordimin përmirësimin e 4 korsive te rrugës ekzistuese.Kostoja totale e projektit, është 7.92 milionë Dinarë Kuvajtianë pa taksat dhe shpronësimet. Nga këto Fondi Kuvajtian për Zhvillim do të  mbulojë 6,000,000 (gjashtë milion) Dinarë Kuvajtianë, ose 14,3 milion EUR. Kjo shumë do të mbulojë 75% të Punimeve Civile, 100% të konsulencës si dhe 10% te shumës totale për Kontigjencën. Ndërsa diferencat për kontigjencën dhe punimet civile do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare sipas tabelës së mëposhtme:Agjenci Zbatuese për këtë projekt do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Termat e kredisë jane koncensionale si vijon :• Prinicipali           6,000,000 Dinarë Kuvajtianë• Maturimi             20 vjet• Periudhe pa pagesë prinicipali            4 vjet• Shlyerja     32 këste të barabarta 6 mujore, • Interesi vjetor     2 %• Shpenzimet e menaxhimit   0.5 % Qeveria e Shqipërisë ka një bashkëpunim financiar mjaft të frytshëm me Fondin  Kuvaitian për Zhvillimin Ekonomik Arab, i cili financon 5 projekte në fushën e infrastrukturës rrugore dhe bujqësi, me një total prej rreth 13,5 milion Dinar Kuvaitian, ose 32,2 milion EUR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›