E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë do të thotë anëtarësimi i Palestinës në OKB?

21-09-2011 / Nga Redi Agolli

Autoriteti Palestinez pritet që ta paraqesë sot, në organin botëror-OKB-kërkesën e saj për anëtarësim të plotë në OKB. Rregullat e OKB-së e duan që anëtarësimi i një shteti të ri, të kalojë nëpërmjet organit të saj suprem, Këshilli i Sigurimit. Kjo e fundit është e përbëre nga 15 anëtare, ku 5 janë anëtarë të përhershme- Rusia, Kina SHBA, Franca, Britania e Madhe. Shumica e këtyre anëtarëve e mbështesin këtë nisme palestineze, por në një organ ky ekziston veto-ja, shumica nuk përbën fuqinë. SHBA-ja ka kërcënuar AP se do të përdorë veton ndaj një kërkese të tillë, pasi sipas saj, kjo do t’i shuante shpresat për rifillimin e bisedimeve paqësore me Izraelin. Të njëjtën gjë mendon edhe kjo e fundit, e cila u ka bërë thirrje palestinezëve që të ulen në tavolinën e negociatave.

Pse po ndodh tani ky veprim i palestinezëve?
Udhëheqja e Autoritetit Palestinez thotë se ata janë duke e bërë kërkesën për shtetësi tani për disa arsye. Së pari, ata argumentojnë se gjatë dy viteve të fundit, Autoriteti Palestinez ka bërë përparim të madh në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për mbajtjen e një shteti sovran. Ata flasin për përmirësime të ndryshme në qeverisje, siguri, dhe të infrastrukturës fizike, të cilat sipas palestinezëve janë tregues të gatishmërisë së tyre. Palestinezët po ashtu thonë se vendosmëria për të kërkuar anëtarësi në OKB, është amplifikuar nga deklarata e presidentet të SHBA-së, Barak Obama, se “zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme duhet të pasqyrohet në ekzistencën e dy shteteve. Kuarteti i Lindjes së Mesme për paqe, i përbërë nga OKB-ja, Bashkimi Evropian, Rusia dhe SHBA-ja ka përcaktuar shtatorin si muajin e fillimit të bisedimeve, por palestinezët thonë se mënyra më e mirë për të rritur shanset për paqe është një njohje ndërkombëtare të një shteti palestinez.

Anëtarësimi i Palestinës në OKB –cilët janë dakord dhe cilët jo?
Në Këshillin me 15-anëtarë të Sigurimit- një organ ky që mund të japë anëtarësi të plotë në OKB, palestinezët gëzojnë mbështetjen e shumicës së vendeve. Por Shtetet e Bashkuara, e cila si një nga pesë anëtarët e përhershëm ka fuqinë e vetos, ka premtuar se do të votojë kundër kërkesës palestineze, duke i dhënë kështu fund shanseve të palestinezëve për anëtarësim të plotë. Si SHBA-ja ashtu dhe Izraeli, e konsiderojnë këtë strategji të palestinezëve një veprim të njëanshëm që vetëm do të pengojë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ndërsa, në Asamblenë e Përgjithshme, ku votimi do të jetë jo-detyruese, palestinezët gëzojnë mbështetjen e më shumë se 120 nga 193 anëtarë, dhe miratimin i një rezolutë e cila do t’i japë shtetësi Palestinës, do të jetë e sigurt.

Meqenëse SHBA dhe Izraeli nuk pajtohen me këtë strategji të palestinezëve, atëherë kjo do të thotë se nuk do të këtë asnjë ndryshim në terren?
Pa njohjen e Izraelit dhe SHBA-së, njohja e një shteti palestinez nga OKB-ja në kufijtë që kanë ekzistuar para konfliktit 6 ditor të 1967-s, përbën një njohje simbolike. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka hedhur poshtë këto rreshta si bazë për një shtet palestinez. Si pasojë, kufijtë tokësore dhe ajrorë, lëvizja e njerëzve në këto territore do të kontrollohen nga ushtria izraelite dhe nuk mund të ndryshojnë praninë e 300.000 kolonëve izraelitë të cilat janë vendosur në Bregun Perëndimor, territorin e së cilës e pretendon Autoriteti Palestinez si pjesë e shtetit të saj të ardhshëm.

Nëse një shteti palestinez njihet, çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet/negociatat izraelito-palestineze?
Shumë besojnë se njohja e një shteti palestinez do të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të krisura mes qeverisë së Autoritetit Palestinez dhe Izraelit. Disa politikanë në Izrael kanë bërë thirrje për përgjigje të njëanshme për ofertën palestineze, duke përfshirë aneksimit të plotë të territorit në Bregun Perëndimor, mbajtjen e të ardhurave tatimore të mbledhura në emër të palestinezëve, dhe anulimin e pjesëve të ndryshme të marrëveshjeve, përfshirë këtu edhe marrëveshjen e Oslos të 1993-s që krijoi Autoritetit Palestinez. Lëvizje të mundshme si këto mund ta amplifikojë frustrimin e palestinezëve, e cila mund të shkaktojë një metamorfozë të këtij tensionimi drejt shpërthimit të dhunës. Ndërkohë, udhëheqja e Autoritetit Palestinez pohon se njohja do të ndihmonte në rritjen e presionit mbi Izraelin, që do ta vinte atë për të propozuar pika më të “arsyeshme” negociatat e ardhshme.

A ka rrezik në këtë lëvizje për Autoritetin Palestinez?
Përtej përgjigjeve nga Izraeli, kërkesa palestineze në OKB është e rrezikshme. Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë lëvizje dhe ligjvënësit në Kongres kanë kërcënuar se do të tërheqin spinën e qindra milionave dollarë ndihma vjetore për Autoritetin Palestinez. Analistët thonë se ky veprim do t’i rrisë shpresat jorealiste të palestinezëve dhe, nëse është vërtetë se do të sjellë ndryshime në terren, këto ndryshime do të konsistojnë në rritjen e tensionit në Lindjen e Mesme. Autoriteti Palestinez mund të rrezikojë të humbasë gjithashtu edhe mbështetjen nga njerëzit e vet. Hamasi, fraksion politik palestinez, i cili kontrollon Gazën, nuk e mbështet këtë nismë nga ana e AP, pasi sipas këtij fraksioni, “ajo mund t’i privojë palestinezët që të kthehen në tokat e atdheut të tyre”.
Çfarë privilegjesh do t’i japë një njohje e mundshme nga OKB-ja, palestinezëve?
Potencialisht, njohja nga Kombet e Bashkuara do t’u  japë palestinezëve akses më të madh në organet ndërkombëtare si Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Në të tilla organe, palestinezët mund të paraqesin sfidat e tyre ligjore ndaj Izraelit, duke ushtruar më shumë presion mbi të.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›