Europiani 2012, Spanja s’lë radhë, ngre kupën e tretë
KIEV- Spanja është kampione e Evropës për herë të tretë, duke shkruar kështu një nga faqet më të lavdishme në historinë e saj futbollistike. Në Kiev, ekipi i drejtuar nga Vicente Del Boske ka masakruar 4-0 Italinë, në një ndeshje spektakolare dhe që nuk ka pasur kurrfarë historie. Spanja ka dalë tej çdo parashikimi, duke shënuar katër herë dhe duke e dominuar si rrallëherë një finale të kampionatit europian. Përballë iberikëve kanë qenë 4 herë kampionët e botës, një skuadër që kishte arritur me meritë deri në finale, por këtu, ligjin e kanë bërë më të fortët.
Spanja ka triumfuar sërish me stilin e saj të zakonshëm, ndërkohë që të kaltërit meritojnë duartrokitjet për Europianin madhështor që kanë zhvilluar. Edhe pse nuk ngritën dot trofeun, italianët dhuruan një imazh të bukur të futbollit, duke mos qëndruar në mbrojtje si zakonisht dhe duke realizuar një mision që në start dukej i pamundur. Ndërkohë, Spanja është konfirmuar si skuadra më e mirë e botës, me një brez të artë futbollistësh, që duket se nuk njohin asnjë rival në fushën e blertë. Oshilacionet gjatë këtij kampionati nuk kanë vlejtur në ndeshjen finale, pasi spanjollët kanë qenë të frikshëm.
Një ansambël i mrekullueshëm, futbollistë të një niveli shumë të lartë dhe një lojë shumë pranë perfeksionit, i kanë dhënë Spanjës një tjetër trofe dhe një emër në histori. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur diçka e tillë, kurrë më parë një skuadër nuk e kishte dominuar në të tilla nivele futbollin botëror. Të paktën te Spanja, të gjithë bashkohen në një pikë, se kur fiton ajo, fiton futbolli i bukur. Italia ikën me kokën lart, pas një Europiani fantastik, por ndaj Spanjës ajo nuk tregoi asgjë. "Demat" kanë shpalosur artin e futbollit në fushë, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren, kurse Italia ka qenë e pafuqishme të bëjë diçka ndaj një ekipi të tillë.
Finalja
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 14-të, kur Fabregas mori një top nga Ksavi dhe pasoi për David Silvën, që mposhti Bufon me kokë. Ishte vetëm starti i goleadës, megjithë reagimin e shpejtë të italianëve. Dy goditje këndi të rrezikshme dhe një gjuajtje e De Rosit kanë qenë shumë pak për të mposhtur Iker Kasijas. Në minutën e 41-të, Zhordi Alba dyfishoi shifrat pas një tjetër aksioni të bukur, duke vulosur praktikisht takimin. Italia e nisi pjesën e dytë me një mundësi të mirë të Di Natales, por sërish porta e Kasijas mbeti e paprekur.
Spanja mori kontrollin e lojës, ndërsa Tiago Mota u dëmtua duke lënë Italinë me 10 vetë, pasi Prandeli i kishte bërë të tre zëvendësimet. 6 minuta para fundit, Fernando Torres realizoi golin e tretë, duke mposhtur qetësisht Bufon. Por, masakra spanjolle nuk mbaroi me kaq, pasi Huan Mata, i futur në minutat e fundit, realizoi edhe golin e katërt, duke e kthyer mbrëmjen në një triumf spektakolar. Me këtë trofe, Spanja futet në histori si skuadra e parë që fiton tre herë radhazi Europian, Botëror dhe sërish Europian, duke kthyer rekordin e Gjermanisë në vitet '70.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)