Cavani lë të hapur opsionin e largimit

Edinson Cavani, mund të jetë emri tjetër i madh që do ta braktisë Napolin, pasi ka thënë se do ta diskutojë të ardhmen e tij me drejtuesit e klubit aktual.
Sulmuesi 25-vjeçar është lidhur me shumë skuadra, duke përfshirë Juventusin dhe Manchester Cityn, mirëpo napolitanët kanë refuzuar ta shesin deri më tani.
“Ky është futbolli, mendoj se presidentit (Aurelio De Laurentiis) i pëlqen nga pak të luajë me numra”.
“Mendoj se pavarësisht nëse do të vijë ndonjë ofertë ose jo, rasti për t`u ulur dhe biseduar do të vijë dhe ai do ta bëjë me qetësi”.
“Ai do ta përdorë kokën e tij, ai është një biznesmen shumë i mirë dhe gjithçka do të zgjidhet”, ka deklaruar Cavani.