E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiago Silva rinovon me Milanin deri më 30 qershor 2017

Mbërrin konfirmimi zyrtar: Klubi i Milanit, përmes një shënimi të shkurtër në faqen e vet zyrtare, ka bërë të ditur se ka zgjatur kontratën me Tiago Silvën deri më më 30 qershor 2017.

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galiani, ka vendosur të bëjë një lëvizje befasuese, e cila vjen si një “rrufe” për negociatat që e shihnin brazilianin në ndonjë klub tjetër këtë verë. Klubi nga “Via Turati” ka arritur një marrëveshje me Tiago Silvan për rinovimin e kontratës.

Dy palët kanë gjetur kështu një pikë të marrëveshjes, duke nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2017. Një histori e madhe e njërit prej lojtarëve më të mirë në botë në rolin e tij përfundon kështu me ngjyrat kuqezi, duke u dhënë fund zërave të merkatos së kësaj vere të nxehtë.

Kështu, pas refuzimit që u bëri Milani milionave të sheikëve të Paris SG, me Galianin që i kishte bllokuar negociatat për rinovimin, pas kërkesës së agjentit të mbrojtësit brazilian për t’i dyfishuar rrogën klientit të tij, vjen edhe konfirmimi zyrtar i klubit kuqezi: Tiago Silva rinovon kontratën me Milanin deri më 30 qershor 2017.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›