Italia, numri një në renditjen e FIFA-s

ASA (Albania Sport Agency) - Italia ka rimarrë kryesimin në renditjen botërore të FIFA-s për muajin prill 2007, duke lënë pas Argjentinën që e mbajti atë gjatë muajit mars. Fitorja e Italisë me Skocinë në kualifikueset e Euro 2008 e ringjiti skuadrën "axurre" në Top-listën e botës. Brazili sërish është në vendin e tretë. Në dhjetë ekipet më të mira janë: Italia, Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Holanda, Portugalia, Anglia, Spanja dhe Cekia.
Holanda dhe Portugalia ngjitën nga një vend, duke qenë tani respektivisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë. Edhe Spanja një pozicion dhe tani është në të nëntin. Cekia është nëj vend më poshtë (10). Turqia bëri kërcimin më të madh me 7 vende, nga e 27 në muajin mars në vendin e 17 në muajin prill.
1. Italia
2. Argjentina
3. Brazili
4. Franca
5. Gjermania
6. Holanda
7. Portugalia
8. Anglia
9. Spanja
10. Cekia
11. Ukraina
12. Kroacia
13. Kameruni
14. Rumania
15. Greqia
16. Rusia
17. Turqia
18. Meksika
19. Skocia
20. Zvicra