E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e nivelit te ujit në diga, Berisha: Forcat në gadishmëri

TIRANE- Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë rritje shumë të madhe dhe të shpejtë të nivelit të ujit në digat e kaskadës së Drinit, por edhe të Matit. Kështu, sot gjatë ditës, prurjet më kaskadën e Drinit po shkojnë në rreth 4 mijë m3/sek. Vau i Dejës dhe Koman po shkojnë drejt niveleve maksimale. Kjo situatë ka imponuar shkarkimin nga tunelet e sigurisë në Koman, Vaun e Dejës, por edhe në Ulëz. Burime zyrtare të Zyrës së Shtypit në Kryeministri, bënë të ditur se Kreu i Qeverisë, Sali Berisha po ndjek vazhdimisht situatën me Ministrinë e linjës dhe me autoritetet vendore. Deri tani nuk ka përmbytje. Kryeministri ka urdhëruar Ministrin e Brendshëm që të dërgojë drejt zonave të rrezikuara emergjencën civile, si dhe Ministrin e Mbrojtjes për dërgimin drejt tyre të reparteve të Xhenjos. Kryeministri ka kërkuar hartimin e evakuimit të banorëve në rast nevoje. Situata është nën vëzhgim të pandërprerë dhe në kontroll të plotë, bënë të ditur burimet zyrtare të kryeministrisë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›