Eurosport: Erjon Bogdani përsëri në 11-shen evropiane te javes

Albania-Sport - Goli fantastik ndaj Romës dhe paraqitja që ka bërë sulmuesi shqiptar i Kievos, Erjon Bogdani ka bërë që media prestigjioz evropiane "Eurosport" ta përfshijë përsëri shqiptarin në listen e 11 futbollistëve më të mirë të Serie A për javën e 25-të.
"ErBomber" bashkë me Francesko Totin e Romës dhe Luka Saudatin e Empolit përbëjnë treshen e sulmit të ndeshjeve të zhvilluara të mërkurën. Bogdani ishte vlerësuar njëjtë edhe pas ndeshjes së shtunës ndaj Torinos kur kishte shënuar dy gola për të bërë që emri i tij ishte përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.
Fatkeqësisht "Bogu" nuk do të mund të përsërisë për herë të tretë të njëjtin sukses pasi është i skualifikuar për shkak të tre kartonëve të verdhë për ndeshjen që skuadra e tij do ta zhvillojë të shtunën në "San Siro" kundër Milanit, ne nje ndeshje te rendesishme per skuadren e tij.