E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu, për fitoren në “kuvendimin” e Lezhës ndaj Besëlidhjes

Albania-Sport - Ekipi i Skënderbeut po përgatitet që të sigurojë një fitore të mundshme në fushë të huaj, ndaj Besëlidhjes së Lezhës si ndjekësja më e afërt në kampionatin e Kategorisë së Parë. "Skënderbeu është në gatishmëri të plotë për sprovën e vështirë në Lezhë të shtunën", kanë deklaruar sot drejtuesit e klubit.
Futbollistët e drejtuar nga Jani Kaci, si asnjëherë tjetër kërkojnë një rezultat pozitiv që do t'i bënte ata më të sigurt në përpjekjet për kalimin në Kategorinë Superiore. Trajneri Kaci thotë se "ekipi do të shkojë në Lezhë për të siguruar fitoren, ndërkohë që edhe barazimi do të ishte një zgjidhje e mirë". Ai shprehet i kënaqur me punën e kryer deri tani, ndërkohë që e gjithe skuadra është e impenjuar për të dhënë më të mirën në këtë takim.
Ndeshja, sipas Kacit, është më e vështira për Skënderbeun, por natyrisht dhe më e bukura për vetë vlerat dhe ambicjet që kanë këto dy skuadra. Kaci ka përcaktuar bashkë me strategjinë e lojës edhe formacionin me të cilin do t'i kundërvihet Besëlidhjes, me Ahmetlliun në portë, e më pas me Lartin, Ngjelën, Hashanin, Vieron, Tikon, etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›