Superdueli i inferiorëve, në duart e Mentor Sopjanit

Albania-Sport - Do të jetë Mentor Sopjani gjyqtari kryesor i supersfidës së Kategorisë së Parë, asaj midis Besëlidhjes së vendit të dytë dhe Skënderbeut të vendit të parë, që do të luhet në Lezhë. Sopjani do të ndihmohet në këtë ndeshje nga anësorët Goxhaj dhe Bimi, ndërkohë që gjyqtari i FIFA-s, Sokol Jareci, e gjen sërish veten duke gjykuar ndeshje në Kategorinë inferiore, në duelin midis Lushnjës dhe Bilishti Sportit.
Kjo është mësuar sot, pasi janë caktuar gjyqtarët dhe anësorët për ndeshjet e javës së 17-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Parë. Ndeshjet do të luhen të gjitha ditën e shtunë, në orën 14.00, cka përfaqëson një ndryshim prej gjysmë ore nga orari i deritanishëm i ndeshjeve, që ka qenë 13:30. Ciftet e ndeshjeve dhe gjyqtarët e anësorët që do t'i drejtojnë ata, janë si vijon:
Ada – Laci
A. Taullau, I. Ziraj, E. Doda
Tomori – Tepelena
A. Kastrati, A. Molla, L. Alla
Gramshi – Turbina
S. Bogdani, A. Guce, D. Salaj
Lushnja – Bilishti Sport
S. Jareci, F. Elezi, E. Bicaku
Besëlidhja – Skënderbeu
M. Sopjani, P. Goxhaj, G. Bimi
Erzeni – Pogradeci
E. Hoxha, B. Mesi, Ë. Pjetrushi