E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurot e falsifikuara, gjykata liron pronarin e pikes se valutes

Lezhe- Pronari i agjencise se kembimit valutor "Moneygram" rigjen lirine pasi pagoi 10 mije euro si garanci pasurore. Gjykata e Lezhes nuk miratoi kerkesen e prokurorise per masen "arrest me burg" ndaj te dyshuarit Andrea Marku, i akuzuar per falsifikim te eurove dhe shperndarje te tyre. Ne fund te procesit, trupi gjykues ka dhene "arrest shtepie" per pronarin e pikes dhe "arrest me burg" per Luigj Malajn, qe u kap ne te njejten dite me te. Marku eshte shprehur se sasia e eurove qe dyshohet se jane te falsifikuara, nuk ishte e tija. Andrea Marku dhe Luigj Malaj jane arrestuar me date 4 tetor te ketij viti, rreth ores 19:00, ne kuader te operacionit te koduar "Falsifikatori" ne Lezhe. Seksioni Kunder Krimit Financiar, beri zbulimin e nje sasie prej 50 mije eurosh, qe fillimisht u deklarua 100 mije, te prerjeve te ndryshme qe ishin te falsifikuara. Fillimisht prangat iu vune 61 vjecarit Malaj, te cilit ne banese iu gjet edhe nje sasi tjeter eurosh qe dyshohet se jane sjelle nga jashte vendit. Policia tha se sekuestroi valuten, ne cilesine e proves materiale dhe pret pergjigjet nga Laboratori Kriminalistik. Gjithashtu jane sekuestruar edhe nje shume lekesh qe dyshohet se jane po false. Pritet qe prokuroria te apeloje kete mase, ndersa i eshte lene kohe per te gjetur prova qe implikojne pronarin e pikes se kembimit valutor.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›