E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater pistat e hetuara, nga atentati, tek trilleri

Policia de prokuroria mbeshteten hetimin e tyre ne armen qe u zbulua ne vendngjarje pas kontrollit ne terren. Behet fjale per nje pistolete qe dyshohet se i perket te demtuarit matjan, Gryka dhe qe ka kryer qitjen e pese plumbave, nga te cilet dy, plagosen 37 vjecarin. Sipas mjeko-ligjorit, Marjan Gryka ka marre plage me ame zjarri pistolete ne pulpen e majte, me hyrje dalje nga pjesa e jashtme e kembes ne pjesen e brendshme. Ngjarja u hetua ne kater pista. E para ka te beje me pozicionin e Marjan Grykes si president i shoqates "Azem Hajdari", pasi i plagosuri kishte kerkuar hapjen e dosjes se vrasjes se deputetit Azem Hajdari. Pista e dyte ka qene deshmia e ish-truprojes, qe ka pohuar se ka marre dy mesazhe kercenuese nga nje numer serb. Policia e Shkodres ka marre tabulatet telefonike per te verifikuar numrat kercenues te Grykes, por nuk ka deklaruar nese i ka gjetur. Pista e trete kane qene konfliktet personale te Marjan Grykes, por gjate deshmise ai eshte shprehur se nuk kishte te tille perplasje. Dhe pista e fundit ka qene sajimi i plagosjes nga vete i demtuari. Ky dyshim ka lindur nga deshmia kontradiktore e tij per rrethanat e plagosjes dhe eshte perforcuar me pas nga pistoleta e gjetur ne vendin e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›