Jepini një metër Ramës se nuk është në metro!
30/03/2012 Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, reagon pas akuzave të PS-së: Ndërtuam 9000 km rrugë
TIRANE- Një ditë pas tryezës që organizoi Partia Socialiste ku lideri i saj Edi Rama foli dhe për infrastrukturën rrugore në vend, duke akuzuar qeverinë për punë të dobët ka reaguar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. “Rama gënjen kur thotë që rrugët në Shqipëri bëhen pa plan, është absolutisht gënjeshtër. Në 2005 është e vërtetë që e lanë Shqipërinë pa plan të zhvillimit infrastrukturor. Kemi ardhur në pushtet dhe menjëherë kemi filluar punën për Planin Kombëtar të Transportit. Më 10 maj të 2006-ës qeveria e z. Berisha me vendimin nr. 270 ka miratuar Planin Kombëtar të Transportit, që është një dokument voluminoz, që ka një analizë shumë të qartë të zhvillimit ekonomik; metodologjisë; studimit të trafikut; analizën e trafikut të mallrave; analizën e trafikut të pasagjerëve; vlerësimet mjedisore; kuadrin ligjor institucional dhe detajimet përkatëse për sektorin rrugor, hekurudhor dhe detar. Sigurisht, edhe detajimet për infrastrukturën rrugore dhe për mënyrën se si ajo do të zhvillohet. Plani Kombëtar i Transportit është hartuar me financim të Komisionit Evropian dhe ky është një informacion minimal që lideri i opozitës duhet ta kishte. Ndërkohë në vitin 2005, në nëntor, sapo kemi ardhur në pushtet kemi nënshkruar Memorandumin e Observatorit të Evropës Juglindore për Transportin që është institucioni më serioz rajonal për zhvillimet në infrastrukturën rrugore. Kemi futur gjithë rrjetin tonë rrugor kryesor në SEETO dhe kemi miratuar shtesën e memorandumit në vitin 2007, me vendimin e qeverisë nr.807 datë 21 nëntor 2007”, thotë në deklaratën për shtyp ministri Olldashi.
Sa kilometra rrugë?!
Të mërkurën që sapo lamë pas kryetari i PS-së, Rama, u shpreh se në gati 2 mandate kjo qeveri ndërtoi 900 km rrugë, në të njëtën kohë vjen përgjigja: Jo 9000, por 9103 km rrugë kemi ndërtuar. Olldashi shprehet se janë ndërtuar 2056 km rrugë, statistikë e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. “Janë 276 miliardë lekë të reja të investuara në sektorin e infrastrukturës rrugore kombëtare. Janë 2.2 miliardë euro të tjera në progres. Pra, totali i tyre del mbi 4.2 miliardë euro që janë investuar ose po vazhdohen të investohen në sistemin rrugor. Po unë nuk do të merrem me ato që po investohen, do të merrem vetëm me ato që janë bërë, me punët e kryera. Janë 302 km autostradë, rrugë me katër korsi të kategorisë A; janë 1410 km rrugë nacionale të kategorisë B, pra me tre apo dy korsi kalimi; Janë 108 km rrugë nacionale të kategorisë C; janë 236 rrugë brenda territorit të qyteteve të ndryshme të vendit.
Në totalin e tyre të gjitha këto kategori që përmenda janë 2056 km rrugë ose 70% e rrjetit rrugor kombëtar të vendit. E përsëris janë 2056 km të realizuara vetëm nga DPRR. Nuk mund t’ua lexoj të gjitha, por nëse doni mund t’ua vë të gjitha në dispozicion projektet e rrugëve të lidhura të bëra deri në ditën që ne flasim”, insiston Sokol Olldashi. Po kështu 1090 km rrugë janë ndërtuar me fonde nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pra, kemi një total të financuar përmes grantit konkurrues dhe Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve prej 28 miliardë lekësh dhe një total prej 5957 km.
Bashkuar të tre programet, rrugët e ndërtuara nga DPRR, rrugët e ndërtuara nga FSHZH dhe rrugët e ndërtuara përmes Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, prej 2056 të bëra nga DPRR-ja plus 1090 të bëra nga FSHZH-ja plus 5957 të bëra nga grantet konkurruese që jep qeveria shqiptare, është një total prej 9103 km.
Standardet ndërkombëtare
E vërteta është se në vitin 2005, kur ne kemi ardhur në pushtet, nuk kemi gjetur asnjë standard të ndërtimit dhe të projektimit të rrugëve. Kemi adoptuar menjëherë standardet italiane, pasi legjislacioni ynë i ndërtimit është modeluar kryesisht sipas atij italian, por edhe standardet britanike që janë standarde, ndoshta më të mirët në hapësirën evropiane. Kemi futur më pas edhe standardin amerikan, që është standardi më i lartë në rrugë. Kemi punuar fillimisht për projektet me këto standarde dhe, që në vitin 2006 kemi nisur punën për miratimin e standardeve shqiptare. Por, kur flasim për standard, duhet të kemi parasysh një volum teknik pune prej 4200 faqesh.
Siguria në rrugë...
“Z. Rama tha në tryezën e tij se është përkeqësuar siguria në rrugë. Gënjeu përsëri.
Kemi gjetur zero investime për sigurinë rrugore në vitin 2005. Menjëherë kemi financuar studimin për identifikimin e atyre që njihen si black-spot apo pika rreziku. Kanë qenë 280 njolla të zeza apo pika rreziku në rrjetin rrugor kombëtar, të dhënë që z. Rama nuk i përmend. Nga këto kemi eliminuar rreth 50 për qind. Sigurisht që nuk mund të eliminohen të gjitha, tërësisht, në një interval 6 apo 7–vjeçar, por kemi eliminuar gjysmën e tyre. Kemi financuar 9.5 miliardë lekë, ndryshe rreth 100 milionë dollarë, vetëm për sigurinë rrugore. Kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore - një dokument shumë i mirë, i cili parashikon që në vitin 2020 aksidentet të reduktohen me 50 për qind, pra të përgjysmohen. Numrit të aksidenteve nuk mund t’i referohemi si një numër në vlerë nominale. Nuk mund të themi që janë 308 të vdekur në 2005 dhe 322 të vdekur nga aksidentet në vitin 2011 dhe të nxjerrim kështu konkluzionin se siguria është përkeqësuar. Sepse për të analizuar vërtet, është e nevojshme të konsiderojmë dy faktorë të tjerë: Kilometrat e rrugëve që janë në dispozicion dhe shpejtësinë e lëvizjes në to: në 2011 janë 9000 km rrugë të shpejta dhe shumë të shpejta më tepër se në vitin 2005; dhe, faktori i dytë, parkun e automjeteve. Shqipëria e vitit 2005 kishte 285.655 mjete, Shqipëria e vitit 2011 ka 410.629, pra kemi dyfishim të parkut të mjeteve lëvizëse. Statistika që z. Rama duhet t’iu referojë qytetarëve dhe medies, është statistika e aksidenteve në raport me mjetet, sepse kjo është mënyra sesi analizohet dukuria kudo gjetkë. Për 10.000 mjete, në vitin 2005 kemi pasur 10.78 të vdekur, ndërsa për 10.000 mjete, në vitin 2011 kemi pasur 7.8 të vdekur.
Kemi përmirësuar kështu me 30 për qind sigurinë rrugore në 6 vjet dhe kjo është e vetmja shifër e saktë, analitike, së cilës mund t’i referohesh për sigurinë rrugore. E fundit gënjeshtër që tha z. Rama në tiradën e tij të gjatë ishte çështja e fondeve të mirëmbajtjes. Gjatë këtyre viteve kemi investuar për mirëmbajtjen një total 6 miliardë e 705 milionë lekë të reja. E kemi gjetur me më pak se 800 milionë në vit dhe e kemi çuar në 1 milard e 207 milionë për këtë vit. Pra, kemi një rritje rreth 50 për qind të fondit të mirëmbajtjes, dhe kësaj duhet t’i llogarisim edhe një element tjetër. Në fondin e mirëmbajtjes në statistikat e qeverisë socialiste përfshiheshin edhe pagat për 1200 punëtorë mirëmbajtjeje që kishte vendi atë kohë. Këtë numër, ne e kemi reduktuar se fundmi në 170. Kemi prezantuar dy projekte pilot me Bankën Botërore për qarkun e Tiranës dhe për qarkun e Kukësit mbi bazën e performancës. Pra, secili nga kontraktorët e mirëmbajtjes paguhet jo apriori për kilometër, por paguhet realisht për cilësinë në të cilën e mirëmban rrugën. Por e fundit gjë që do t’ju them është një maksimë e Franz Kafka-s që thotë: “Udha është e pafund, as mund t’i heqësh, as mund t’i shtosh gjë, por secili e mat me metrin e vet”. Në këtë rast më vjen keq të them se z. Rama nuk ka metër apo, nëse kaloj nga Kafka te Vani te “Pallati 176”, më duhet të them se z.Rama “nuk është në metro”. Gjejini një metër z. Rama!
Projektet sipas qarqeve
Tiranë, 111 projekte, ose 873 km
Shkodër, 117 projekte, ose 638 km
Lezhë, 61 projekte, ose 484 km
Korçë, 142 projekte, ose 534 km
Kukës, 65 projekte, ose 373 km
Vlorë, 73 projekte, ose 497 km
Gjirokastër, 97 projekte, ose 462 km
Fier, 94 projekte, ose 483 km
Elbasan, 108 projekte, ose 486 km
Durrës, 64 projekte, ose 377 km
Dibër, 84 projekte, ose 387 km
Berat, 58 projekte, ose 363 km