Menaxhimi i planeve te zhvillimit territorial, AKPT mbështetje për vendorët
Qeverisja vendore por edhe qytetarët tashmë do ta kenë më të lehtë planifikimin e hapësirës që i rrethon dhe zhvillimin e pronës. Sipas zv.ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, Ernest Noka, ky planifikim është cështje jetike për vendin por sidomos për drejtuesit vendor.
Kreuza Leka, kryetare e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, u shpreh se këto projekte i hapin rrugë procesit të zhvillimit të territorit.
Gjatë konferencës AKPT prezantoi dy manuale që do të ndihmojnë qytetarët, planifikuesit dhe drejtuesit vendorë për planifikimin e duhur të hapësirës.