Hidink: Janë 140 milionë rusë, e ardhmja e artë

Ja ka arritur sërish. Katër herë ja ka arritur holandezi 61-vjecar me ekipet kombetare që ai ka drejtuar ta përfundojë me sukses fazën e grupeve. Hidink është shndërruar në një idhull në Rusi. "Me 140 milionë banorë që ka ky vend është normale të jesh i sukseshëm. Ne kemi shanse të punojmë me ekipin kombëtar e ta zhvillojmë atë ne jemi të fuqishëm, e ardhmja e futbollit rus është e artë. Duhet të mësosh në Rusi, si të punosh me të rinjtë dhe si ti trajtosh ata". Rusia ka ekipin më të ri në moshë në Euro 2008, por dhe ekipin me më pak eksperiencë. "Ata duan gjithmonë të luajnë në sulm. Kjo është në natyrën e tyre". Greqia fitoi në Euro 2004, edhe pse nuk i llogariti askush. Rusia kampione? "Po, përse jo", - përfundon ish-trajneri i PSV Eindhoven, që të shtunën do të përballet me Holandën.