E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia e shokuar nga eliminimi

Nga Telnis Skuqi, Athinë
ATHINË - Katër vite më parë miliona grekë dolën në shesh dhe festuan me të drejtën kupën e Kampionatit Europian 2004. Ndërsa, pas katër vjetësh skuadra e tyre e zemrës bëri paraqitjen më të dobët. Gjatë turneut të Kampionatit Europian 2008 që po zhvillohet gjatë këtij muaj Austri e Zvicër, përfaqësuesja greke nuk grumbulloj asnjë pikë. Kjo humbje e turpshme ka lënë të habitur shumë sportdashës, të cilët prisnin nga skuadra e tyre kalimin e fazës së parë. Dritani, një emigrantë shqiptarë që jeton prej 7 vjetësh në Greqi, një tifoz i flaktë i futbollit të përgjithësi ka ngelur i habitur ku skuadra Ruse i drejtuar nga trajneri holandez Hidink "vulosi" turpin për skuadrën greke. "Nuk e prisja këtë paraqitje të dobët", shprehet i inatosur Dritani, i cili gotën e frappes nuk e heq asnjëherë nga dora. "Të paktën të kalonin fazën e parë", shton ai. I gjetur përpara një fakti të tillë, djaloshi nga qyteti i Librazhdit, mundohet të gjej ngushëllim tek bashkëpatriotët e tij, të cilët për hir të së vërtetës janë dashamirës të futbollit grek. Të inatosur për të turp që skuadra greke "depozitojë" në këtë kampionat, një tjetër lajm i keq mbërriti nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. 12 sportistë, së bashku me trajnerin e tyre, u përjashtuar për dy vjet nga të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të peshëngritjes. "Ishte një lajm i keq", ishin fjalën e emigrantit shqiptarë, duke nënvizuar se "kur të vjen e keqja hapi derën". Gjatë viteve të fundit Qeveria Greke, por edhe biznesmen vendas kanë investuar shuma të mëdha për sportistët më të mirë të shtetit helenë. Pothuajse të gjithë sportistët më të mirë kanë përfituar "benefice", por edhe respekt nga opinioni publik grek dhe pavarësisht "turpit" ata vlerësohen për ata cfarë ata bënë, ngritën në piedestal flamurin e tyre

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›